Real Madrid është shfaqur me petkun e vërtetë të një kampioni, pasi ka siguruar të paktën moralisht, kalimin në 4 më të mirat e Europës. Edhe pse në ballafaqim me një skuadër jo fort të njohur, Reali ka fituar në transfertë ndaj Apoel Nicosia me shifrat 3-0, gola të shënuar në pjesën e dytë.
Golin e parë e shënoi francezi Karim Benzema në minutën e 74'. Braziliani Kaka' i futur si zëvendësues shënoi golin e dytë pak caste më vonë, me nëj goditje të bukur, por ai që vulosi gjithcka, ishte sërish Benzema. Me këtë fitore, Reali është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa qipriotët jashtë.
Chelsea e drejtuar nga trajneri Roberto Di Matteo ka marrë një fitore impresionuese, në një stadium "ferri" si ai i Lisbonës me rezultatin 0-1. Transferta e londinezëve ndaj Benfica, u vendos nga Salomon Kalou, që përfitoi nga topi fantastik në zonë, i Fernando Torres.
/Shqiptarja.com