Turneu miqësor që po zhvillohet në SHBA mes disa prej ekipeve më të mira në Evropë nuk ka mundur të shmang incidentet. Kështu ndeshja mes Realit të Madridit dhe Romës, e fituar nga italianët nuk ka shkuar më së miri, pasi Pepe ka pasur një fërkim me lojtarin nga Mali të Romës, Keita.
Lojtari nga Mali në përshëndetjen protokollare para ndeshjes nuk i dha dorën portugezit të Realit, Pepe më pas i kërkoi shpjegime, por Keita lëshoi në drejtim të tij një shishe me ujë. Një gjë e tillë solli edhe ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë të dy ekipeve duke shmangur agravimin e incidentit. Ndërsa shkak i gjithë ngjarjes mësohet se ka qenë një përplasje e hershme që nga koha që Keita luante për Barceloën, ku në një nga ndeshjet ‘El Clasico’ u përplas me Pepen.
/Shqiptarja.com