Një komedi me tre akte. Mbrëmjen e së hënës ‘TVE’ televzioni publik spanjoll jep lajmin për një ofertë të mahnitshme të Real Madridit për Neymar: “310 milionë euro për ta marrë atë nga PSG”. Përgënjeshtrimi për këtë lajm ka ardhur menjëherë nga klubi i Los Blanco i cili shprehet se Reali nuk i ka bërë asnjë lloj oferte PSG,e as lojtarit.
"Më habit fakti se si një televizion publik jep një lajm të rremë pa kontaktuar me asnjë dhe pa patur asnjë lloj informacioni"- deklaron klubi i Real Madridit. Pas përgënjeshtrimit ‘TVE’ është justifikuar duke deklaruar se : "Dëgjuam burimet që ne i konsiderojmë të besueshme, por kërkojmë ndjesë që kemi krijuar një konfuzion të tillë".