Gjermanët e Borusia Dortmundit janë mundur në shtëpi nga Totenham me rezultatin 1-2, pavarësisht rasteve të krijuar nga të dyja ekipet Borusia nuk shkoi mw tej.. Një hap fals i Borusias dhe një gëzim i madh tek anglezët e Totenham.
Gjigandët dhe kampionët në fuqi të këtij kompeticioni kanë brë detyrën në përballjen ndaj Apoel Nicosia duke e mundur me shifrat e thella 0-6. Vendasit e panë veten inferior ndaj euforisë së Real Madridit në grupin.
Një tjetër ndeshje me spektakël, gola, episode emocionuese u poanë në përballjen e fortë në Soanjë mes Sevillas dhe ekipit të Liverpoolit.
Ndeshja është mbyllur në paqe, por janë shënuar plot gjashtë gola duke u ndarë në në paqe, pavarësisht objektivave dhe pritshërive që kishin skuadrat që në nisje të ndeshjes.
Kampionia në fuqi në kampionatin francez Monaco është mundur në shtëpi nga homologet e tyre gjerman të Laipzig. Një përballje kampionësh, por që në fund ishin gjermanët që shënuan katër herë në portën e francezëve dhe ndeshja do të mbyllet me shifrat 1-4. Fitore e madhe për gjermanët.
Napolitanët nuk dinë të ndalen. Kundërshtari i tyre Shakhtar Donetsk në këtë mbrëmje e kishte të vështirë të ndalte revanshin e e italianëve. Ndeshja është mbyllur me shifrat e pastra në 3-0. Italianët janë treguar shumë cinikë, por falë dhe kompakticitetit në nivel skuadre.
Manchester City ka mundur minimalisht Feynoordin me shifrat 1-0. Ekipi turk i Beshiktash është ndarë në barazim ndaj skuadrës së Portos, ndërsa ndeshja është mbyllur me shifrat 1-1. Përballja mes Spartak Moscow-s dhe Mariborit është mbyllur me shifrat 1-1.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











