El Clasico e parë e sezonit në La Liga i ka takuar Real Madrid. Skuadra ‘galaktike’ ka mposhtur me rezultatin 1-2 katalansit, duke i treguar se do ta kenë thuajse të pamundur për të luftuar për titullin kampion.
Ndeshja në ‘Camp Noun’ e mbushur plot me tifozë u zhbllokua në minutën e 32 nga mbrojtësi Alaba, i cili vulosi edhe shifrat e pjesës së parë. Barcelona u përpoq të reagonte, por në minutën e 93 Lucas Vasquez vrau çdo shpresë të kalanasve, duke dyfishuar rezultatin. I vetmi detaj pozitiv për Barcelonën në këtë ndeshje ishte goli i Aguerro-s, i pari për argjentinasin në këtë sezon që vlejti vetëm për statistike në minutën e 97.
Më këtë fitore Real Madrid ngjitet në vendin e parë pas 9 me 20 pikë, po aq sa Sevillia e vendit të dytë.
Ndërkohë në Premier League Liverpool i ka shkaktuar një disfatë të turpshme Manchester United. Skuadra e Kloop ka fituar 0-5 në Old Traford, duke shkaktuar një zemërim të madh tek tifozët e ‘djajve’. Në Manchester shkëlqeu Mohamed Salah që realizoi ‘tripletë’, ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Keita dhe Diego Jota.
Kjo humbje mund të jetë edhe ndeshja e fundit për trajnerin Solskjaer për të cilin edhe më herët është folur se mund të shkarkohet. Sa i takon Liverpool-it kjo fitore e ka ngjitur në vendin e dytë me 20 pikë, 1 më pak se Chelsea kryesues.
Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
52.7%
-
JO
42.1%
-
NUK E DI
5.2%
Vota total: 1210
Lajme të tjera
-
Tone të ashpra mes palëve, De Ligt s'pranon kushtet e rinovimit! Juventus mund ta humbasë në merkaton e verës
24 Qershor, 16:08
-
Te United i pakënaqur me merkaton e klubit, Bayern Mynchen mohon: S'jemi të interesuar për Cristiano Ronaldo-n
24 Qershor, 12:55
-
Presidenti i Parisit folit për shitjen, nga Spanja plasin ‘bombën’: Neymar i ofrohet Barcelonës për 50 milionë euro
23 Qershor, 14:56
-
Fiorentina tenton serbin e Real Madrid, ‘galaktikët’ të pakënqur me ofertën me italianëve
22 Qershor, 13:48
-
Ngërçi që po pengon Di Maria-n të bashkohet me Juventusin, Barcelona gati të përfitojë
8 Qershor, 12:59
-
Nis numërimi mbrapsht për Pogba-n, francezi rikthehet te Juventusi pas 6 vitesh te Manchester United
6 Qershor, 16:03
-
Trazirat e finales së Champions League, UEFA 'përvesh mëngët' dhe hap hetim, ia beson çështjen një ish-ministri
30 Maj, 21:44
-
Kaosi në finalen e Champions League! Qeveria angleze, policia e Liverpool dhe Real Madrid drejtojnë gishtin nga UEFA
30 Maj, 10:58
-
Të grabitur, të dhunuar dhe të kërcënuar nga policë të armatosur, tifozët e Liverpool shohin makthe në Paris
29 Maj, 22:54
-
Historia e Europës është Real Madrid! ‘Galaktikët’ mposhtin në finale Liverpool-in, marrin Champions-in e 14
28 Maj, 20:04
-
Finalja e Champions-it, sonte kurorëzohet 'pushtuesi' i Europës! Ancelotti mund të bëhet legjendë, Kloop kërkon historinë
28 Maj, 15:03
-
Kampion në frymën e fundit, City merr titullin! Liverpool me shpresa deri në fund
22 Maj, 19:29