Reali e nis mbarë, 5 gola Granadës
për të shkuar në 39 sfida pa humbje

Reali e nis mbarë, 5 gola Granadës<br />për të shkuar në 39 sfida pa humbje
Reali i Zinedine Zidane vijon marshimin e pandalshëm të ndeshjeve pa humbje duke asfaltuar edhe tjetër një kundërshtar të rrezikshëm siç është Granada.

Kështu, madrilenët mbeten të pamposhtur pas 39 ndeshjeve rradhazi.

Ndeshja e sotme e mesditës nuk ka patur histori, me galaktikët të cilët mbyllin gjithëçka që në 30 minutat e para me dopietën e Isco-s, golin e Benzema-së dhe të përhershmin Ronaldo.

Në të dytën mendon Casemiro për të shënuar të pestin dhe të fundit duke mbyllur sfidën në shifrat 5-0. 

Por festa e Realit është hapur më herët me një ceremoni të prezantimit të Topit të Artë të fituar pak javë më parë nga Cristiano Ronaldo përpara publikut madhështor të Santiago Bernabeut.

Mijëra tifozë madrilenë kanë shijuar live suksesin e kartërt të idhullit të tyre mes duartrokitjesh dhe ovacionesh.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar