Derbi I madridit mes Atletikos dhe Realit I ka takuar “galaktikëve” të cilët në “Wanda Metropolitano” kanë fituar me rezultatin 1-3. Një ndeshje e cila nisi me spektakël që nga sekonda e parë, por që u zhbllokua nga Casemiro në minutën e 16 i cili prishi ekuilibrat me roveshiatë.
Festë e të besuarve të Solarit nuk do të zgjaste shumë, pasi Griezman në minutën e 25 shftërzoi siç duhet një asisit të Correa-s që në mesin e fushës. Gjithsesi pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Realit të Madridit pasi Ramos do të ekzkekutonte saktë një penallti mjaft të kontestuar. Si të mos mjaftonte kjo, kapiteni I Realit festoi në mënyrë ironike si francezi i Atletico-s Griezman.
Në fraksionin e dytë të lojës goli I Bale vulosi gjithçka, duke bërë që Real Madrid të ngjitet në vendin e dytë të La Liga-s, pikërisht duke parakaluar Atletico-n me 1 pikë më shumë.