Reali fiton me lehtësi, Juventusi
shpartallon Udinesen me 6 gola

Reali fiton me lehtësi, Juventusi<br />shpartallon Udinesen me 6 gola<br>
Real Madrid fiton në Bernabeu 3-0 ndaj Eibar duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve në vend të tretë të La Ligas.Skuadra e Zidane e ka mbyllur fraksionin e parë 2-0 falë autogolit të Oliveriars dhe golit të Asensios.Ndërsa në pjesën e dytë Marcelo i future si zevendesues mbyll llogaritë.

Në javën e 9-të të Serisë A Juventusi me dhjetë lojtarë për rreth 70 minuta për shkak të ndëshkimit të Mario Mandzukic fitoi 6-2 ndaj Udineses në transfertë.

Zonja e Vjetër ngushton diferencën me Napolin dhe Interin duke mbajtur vendin e tretë. Udinese kaloi në avantazh me Perica ndërsa Juvja e përmbysi rezultatin me autogolin e Samir dhe golin e Kedirës. Në pjesën e dytë Danilo barazon ndërsa më pas nis festivali I Juves me Ruganin, dy golave të tjerë të Kedirës dhe Pjanic.

Jave magjike ka qënë kjo për Lazion . Pas fitoreve me Juventusin dhe Nisën edhe Kaljari është mposhtur nga bardhekaltërit. Në Olimpiko Lazio e mposhti Kaljarin 3-0 me dygolëshin e Imobile dhe golin e Bastos.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Beqiri: Opozita po lufton me mullinjtë e erës! Mërtiri: Janë në aleancë me Ramën, por e kamuflojnë me dhunë! Toska: Nuk ka rrugëdalje veç revoltës

Beqiri: Opozita po lufton me mullinjtë e erës! Mërtiri: Janë në aleancë me Ramën, por e kamuflojnë me dhunë! Toska: Nuk ka rrugëdalje veç revoltës