Në La Liga Real Madrid hodhi një tjetër hap të gabuar. Pasi barazoi me Rayo Vallecano-n para ndërprerjes së kombëtareve ‘galaktikët’ këtë herë janë ndalur nga Elche. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por Reali iu përgjigj fillimisht me Hujsen dhe më pas me Bellingham. Pavarësisht përpjekjeve rezultati u vulos në 2-2, teksa tani të besuarit e Alonso-s udhëheqin La Liga-n me vetëm 1 pikë më shumë se Barcelona. Në dy javët e fundit katalanasit kanë rikuperuar 4 pikë. Efekte
3 pikë më pak se Barcelona e vendit të dytë ka Atletico Madrid i vendit të katërt që në ndeshjen e fundit mposhti 0-1 Getafen falë një autogoli.
Në Premier League Arsenali i dha leksion Tottenham-it në derbin e Londrës duke e mposhtur 4-1. Fillimisht zhbllokoi Trossard, ndërsa më pas Eze rrëmbeu skenën duke shënuar 3 herë. Tottenham vetëm sa shkurtoi përkohësisht me Richarlison, por goli i brazilianit ishte i mrekullueshëm. Me këtë fitore Arsenal udhëheq me 29 pikë, 6 më shumë se Chelsea i dytë dhe përfitoi maksimalisht nga disfatat e Liverpool dhe Manchester Cityt.
Komente





