
Real Madrid ka marrë fitoren me rezultatin 2-1 në derbin e flaktë me Atletico Madrid. Që në minutën e 18, Rodrygo shënoi golin e avantazhit.
Më pas në minutën 36, shansi erdhi për Federico Valverde, i cili i dha golin e dytë kampionëve të Spanjës duke humbur shpresat e Atletico Madrid.
Ndeshja mori një kthesë vetëm në minutën 83 me golin e Mario Hermoso, por që nuk ndryshoi rezultatin final.
Në 3 duelet e fundit mes tyre në kampionat, 1 herë ka fituar Atletico, njëherë Reali dhe një sfidë është mbyllur në barazim.
Lajmi kryesor:
Milani luftarak, por Napoli e thyen dhe merr kreun! Reali 'galaktik' në derbin kundër Atletico-s







