Dygolëshi i Dani Ceballos në ndeshjen e parë si titullar i jep Real Madrid fitoren ndaj Alavesh të De Biasit.
 
Në stadiumin “Mendizorroza” gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë. Ceballos ka shënuar fillimisht në minutën e 10-të dhe Real po e dominonte fraksionin e parë por Alavesh barazon me një gol spektakolar me kokë nga Manu Garcia.
 
Megjithatë ishte dita e Ceballos që në minutën e 43-të shënon golin e fitores. Në pjesën e dytë Alavesh godet dy herë shtyllën edhe Real pati raste të pastra por rezultati nuk ndryshoi Alavesh 1 dhe Real Madrid 2.
 
De Biasin e pret një punë e madhe në bankinën e Deportivo Alavesh.


dy.b/shqiptarja.com