Në “La Liga” Reali I Madridit është shtangur në “Bernabeu” nga Girona, pasi është mposhtur 1-2. “Mbretërorët” dhanë përshtypjen se do të ishte e thjeshtë, pasi në minutën e 25 kaluan në avantazh me Casemiron.
Gjithsesi në pjesën e dytë miqtë përmbysën pritshmëritë fillimisht duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin. Reagimi i Realit ishte I dobët dhe përveç humbjes, Solari në ndeshjen e ardhshme do të duhet të bëjë pa kapitenin Ramos që në fund të ndeshjes u mori kartonin e dytë të verdhë për lojë të rrëzikshme.
Pas 24 javësh kampionat Reali renditet në vendin e tretë me 45 pikë, 9 më pak se Barcelona kryesuese.