Reali i Mbappes nuk ndez, fiton dëshpërimi kundër Las Palmasit! Girona merr 3 pikët e para të sezonit (VIDEO)

Reali i Mbappes nuk ndez, fiton dëshpërimi kundër Las Palmasit! Girona merr 3 pikët e para të sezonit (VIDEO)

Reali kundër Las Palmasit

Real Madridi i këtij sezoni është larg asaj skuadre që pak muaj më parë pushtoi Evropën. Kjo pasi ‘galaktikët’ nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e tretë të La Ligas për këtë sezon kundër Las Palmasit. Madje në Gran Canaria ishin vendasit ata të cilët realizuan të parët me Moleiron në minutën e 5.

Në pjesën e parë në fushë u pa një Real Madrid shumë apatik, ndërsa në të dytën disa zëvendësime sollën ndryshime në lojë. Megjithatë ‘galaktikët’ e patën shumë të vështirë të realizonin, edhe pse në përbërje kanë lojtarë si Vinicius Junior dhe Mbappe. Për të barazuar u desh një penallti e kontestuar e fituar nga Vinicius, I cili po vetë e ktheu në gol. Në fund skuadrat ndanë pikët me Realin që mbeti shumë i zhgënjyer, pasi në 3 ndeshjet e para në kampionat e ka provuar dy herë barazimin dhe aktualisht është 4 pikë më pak se Barcelona e vendit të parë.

Sakaq surpriza e sezonit të kaluar në La Liga, Girona, mori tre pikët e para për këtë sezon, duke fituar thellë 4-0 kundër Osassunas. Golat nisën në minutën e 34 nga Brayan Gil dhe vijuan me Tsygankov, Ruiz dhe në fund Stuani.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës