Reali i papërmbajtshëm, ndalet
Juve, Leicester debuton me fitore

Reali i papërmbajtshëm, ndalet<br />Juve, Leicester debuton me fitore
Kanë përfunduar ndeshjet e para në fazën e grupeve në Champions League. Ashtu si nata e parë, edhe e dyta ka qenë mjaft emocionuese, pasi golat dhe drithërimat deri në fund nuk kanë munguar nga njëri stadium në tjetrin.
 
Manchester City fitoi përballë Borussia Moenchengladbach ndeshjen e shtyrë nga nata e martë për shkak të shiut në Angli.
 
Ndryshe nga sa pritej në Madrid u zhvillua një super ndeshjes mes Realit dhe Sportingut, ku vendasit arritën 3 pikët vetëm në minutat shtesë, pasi portugezët shënuan dhe mbajtën të paprekur rrjetën deri në minutën e fundit të kohës së rregullt.
 
Por Ronaldo dhe më pas Morata përmbysën gjithcka. Në ndeshjen tjetër të grupit Borussia Dortmund shkatërroi 0-6 Legian.
 
Leicester City e nisi me fitore debutimin në Champions, pasi mposhti Club Brugge 0-3.
 
Zhgënjen Juventusi që nuk shkon më shumë se një barazim përballë Sevilla në shtëpi 0-0, ndërsa Lion bëri detyrën duke fituar përballë Dinamos së Zagrebit.
 
Surprizë ishte humbja e Tottenham Hotspur përballë Monaco. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma