Fiton Interi, shpëton Frank De Bur. Zikaltërit mposhtën Torinon me rezultatin 2-1.
 
Juventusi shpartalloi Sampdorian 4-1 duke vazhduar i qetë kryesimin e kampionatit italian.
 
Me të njëjtat shifra ka fituar edhe Lazio me Kaljarin, Atalanta mposhti Pescarën 0-1, ndërsa Napoli dhe Roma bënë detyrën duke fituar respektivisht përballë Empolit dhe Sasuolës.
 
Në Angli, Manchester United ka mundur Manchester Cityn me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup.
 
Në Spanjë Reali i Madridit e ka nisur edicionin në Kupë me një tërmet 7 ballësh përballë Leonesa-s.
 
Golat për Realin në këtë ndeshje i shënuan Zuiverloon (autogol), Asensio 2 herë, 2 Morata, Nacho dhe Mariano.
 
Në Gjermani, Bayern Munich ka eliminuar Augsburgun pasi e mposhti 3-1 duke vijuar aventurën në Kupë. 


d.b/shqiptarja.com