Reali i Madridit ka vendosur që të largojë portierin Diego Lopez duke i besuar formacionin e parë legjendës së bardhë Iker Casillas.
Mediat spanjolle pranë 10 herë kampionëve të Europës zbulojnë vendimin e Ancelotit dhe stafit drejtues duke u dhënë fund pikëpyetjeve që janë ngritur për edicionin e ri.
Vendin e Lopez e zë Keylor Nevas, por jo formacionin e parë, pasi Casillas do të jetë i pari nga minuta e parë në Champions, kampionat dhe kupë, të paktën deri më 2015 kur i përfundon marrëveshja me Presidentin Perez.
Ndërsa Lopez kërkohet nga Monaco dhe Napoli, shanset janë që portieri t’u bashkohet italianëve duke qenë se edhe trajneri i tyre është spanjolli Benitez, por marrëdhëniet e mira mes presidentësh mund ta zhvendosin edhe te Monaco.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com