/ATSH/. - Real Madridi ka nisur negociatat për transferimin e portierit David De Geas.

Krerët e Real Madridi kanë filluar ta kërkojnë zëvendësuesin e Iker Casillasit dhe sipas gazetes Daily Star, ata që tani kanë filluar kontaktet me portierin e Manchester United, David De Gea.

Për të siguruar shërbimet e spanjollit, Realit i duhen së paku 35 milionë euro. Gjithsesi, krerët e Djajve të Kuq janë duke negociuar një kontratë të re me spanjollin, që kap shifrën e 170 mijë eurove në javë.