Reali Madridi vijon paraqitjet zhgënjyese në La Liga, duke shënuar një humbje ndaj ekipit të Real Betis.

Me  këtë humbje Reali e sheh veten në telashe sa I përket pikëve të grumbulluara në luftën për titull në ligën spanjolle.

Madrilenët u rreshtuan me 11-shen më të mirë, duke përfshirë edhe rikthimin e Ronaldo, por dështuan të shënonin, pavarësisht dominimit që I bënë kundërshtarit duke krijuar raste të shumta shënimi.

Tashmë Reali ndodhet në kuotën e 8 pikëve, 7 pikë larg Barcelonës, që mban vendin e parë më 15 pikë, në 5 ndeshje të fituara.

Fitoren miqve ua dha sulmuesi Antonio Sanabria me golin e shënuar në limitet e ndeshjes.

Me fitore e mbylli javën  e 5-të edhe Atletiko Madrid, të cilët triumfuan 1-2 ndaj vendasve të Athletic Bilbao.

Fitore shënuan edhe Sevila dhe Deportivo La Corunia.