Reali nuk ngre kokë në La Liga, Alaves e shtang në shtëpi! Benevento 'kockë e fortë' për Juventusin (VIDEO)

Real Madrid e ka dërguar në tre numrin e ndeshjeve pa fitore në La Liga, pasi në ‘Alfredo Di Stefano’ mbrëmjen e së shtunës është mposhtur nga Alaves me rezultatin 1-2. Edhe pse ‘galaktikët’ vinin pas një fitoreje frymzuese kundër Inter-it në Champions League, në kampionat e panë veten shumë shpejt në disavantazh. Kjo pasi Perez i ndëshkoi në minutën e 5 me një penallti.

Humbje e madhe ishte edhe dëmtimi i Hazard në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë të lojës Alaves kaloi në avantazh të dyfishtë fale edhe një gafe të portierit Courtis. Reali u përpoq të reagonte, por goli i Casemiros në minutën e 86 vlejti sa për statistikë.

Ndërkohë e shtuna ka dhuruar surpriza edhe në Seria A. Juventus i Pirlos nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën kundër Benevento-s së Philipo Inzaghit. Morata zhbllokoi i pari në favor të kampionëve të Italisë, por Letizia vendosi beraspeshën në fundin e pjesës së parë, rezultat i cili mbeti i stampuar deri në fundin e lojës.

Për t’u veçuar edhe kartoni i kuq i Moratës në minutën e 7 shtesë, ndërsa në këtë ndeshje mungoi Ronaldo i lënë pushim nga stafi i bardhezinjve.

Sakaq në Gjermani Bayern Mynchen është kthyer te fitoret duke përmbysur 1-3 Sttutgart, ndërsa Borusia Dortmund është mposhtur 1-2 nga Koln.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen

6 shenja që tregojnë se personi përballë jush po gënjen