Gola, kartonë të kuq, spektakël dhe emocione pa fund kanë dhuruar ndeshjet e Champions League.
Reali i Madridit ka gjunjëzuar Bayernin e Mynihut brenda në shtëpi duke e mposhtur me përmbysje me rezultatin 1-2.
Bayerni e kishte fitoren në dorë, por shpërdoroi duke ndërlikuar shanset për kualifikim.
Ndeshja filloi e mirë për gjermanët, që gjetën golin të parët me Vidal, ndërsa në fund të pjesës së parë humbi një penallti që mund kishte vulosur ndeshjen.
Kur nuk shënon do të pësosh dhe një gjë të tillë e pësoi edhe Bayern, që në pjesën e dytë pësoi dy herë me Ronaldon, që siguroi përmbysjen e madhe, falë edhe kartonit të kuq të Martinezit në pjesen e dyte.
Ronaldo hyri në histori pasi shënoi golin e 100 në Europë.
Tashmë Reali shkon i qetë në ndeshjen e kthimit në shtëpi. Në ndeshjet e tjera Atletiko fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me Leicester, ndërsa Dortmund humbi në shtëpi përballë Monaco 2-3.
[gallery]21803[/gallery]
Real Madrid shënon golin e 2 dhe të avantazhit përsëri me anë të Ronaldos
Real Madrid shenon golin e barazimit me anë të Ronaldos
Bayern humb penalltine Arturo Vidal
Bayern shënon golin e parë me anë të Arturo Vidal
/Shqiptarja.com

FOTO