Reali i Madridit shfryhet përballë ekipit të Getafes duke e shpartalluar 4-1 në ‘Bernabeu’ .
 
Ashtu sikur pritej, Reali nuk e pati shumë të vështirë që të shënonte përballë modestëve të Getafes.
 
Golat u realizuan nga Benzema dy herë, dhe Ronaldo me Balen plotësuan pokerin, që nuk zgjidh problemet e madrilenëve dhe konfliktin me tifozët.
 
Në stadium u dëgjuan sërish thirrje kundër Presidentit duke kërkuar dorëheqjen e Perezit pas eliminimit nga Kupa, humbjes me Barcelonën dhe keqmenaxhimit.



d.b/shqiptarja.com