Po të pranonim kushtet e tij, do të rrezikonim ekuilibrat financiarë të klubit. Për këtë arsye blemë James”. Përgjigja është e qartë, Di Maria kërkoi më shumë se Ronaldo. Por përse Reali hoqi dorë kaq lehë nga Xabi Alonso që u largua drejt Bayernit? “Mendoj se ishte zgjedhja e duhur për të menaxhuar vitet e fundit të karrierës së tij. Kroos dhe Illaramendi do ta mbulojë pozicionin” tha Perez. Një tjetër temë e nxehtë ishte reagimi i Ronaldos pas largimit të Di Marias dhe Alonsos, por për këtë numri një i klubit merengues nuk shqetësohet. “Cristianon e njoh mirë, nuk ka pasur qëllim për të nënvlerësuar blerjet, i vlerëson shumë” deklaroi numri 1 i 10 herë kampionëve të Europës.
Më tej Florentino është ndaluar duke bërë edhe një bilanc përsa i përket të ardhurave, shpenzimeve, por edhe borxhit të klubit. Reali i Madridit ka arkëtuar gjatë sezonit 2013-2014 plot 603.9 milionë Euro, shuma është arkëtuar, 32% nga marketingu, 30 % nga e drejta televizive, 25 % nga ortakët e klubit dhe të ardhurat nga stadiumi dhe 13 % nga zhvillimi i miqësoreve. Borxhi i klubit është 71.5 milionë Euro, 21 % më pak se një sezon më parë. Ndërsa Perez mund të krenohet për menaxhimin dhe sigurisht që të blejë cdo lojtar që i vendos syrin, pasi me një buxhet të tillë nuk ka asgjë të ndaluar.
d.b/shqiptarja.com
