Për herë të parë në Shërbimin e Okulistikës në QSUT u realizuan dy ndërhyrje te pacientë me humbje të shikimit, të cilët me kohën pritet të rikuperojnë mbi 70% të shikimit.
Pacientja e parë, 57 vjeçe, vuante prej më shumë se 15 vitesh nga hemorragjia e trupit qelqor në të dy sytë. Ajo arrinte të dallonte vetëm dritën, ditën nga nata, por sipas mjekëve, pritet që pas ndërhyrjes të rikuperojë shikimin.
Pacienti i dytë kishte kryer ndërhyrje për katarakt më shumë se 15 vite më parë, por me kalimin e kohës lentja e vendosur ishte bërë e turbullt, duke i shkaktuar vështirësi në shikim.
Sipas okulistit Ali Tonuzi, pacientët nuk do të kenë më nevojë të presin gjatë apo të përballojnë kosto të larta në klinika private ose jashtë vendit.
Vitrektomia është një ndërhyrje kirurgjikale e avancuar e syrit, e cila tashmë ofrohet falas për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim.
Komente








Ky Sulejman Zhugli ka qene nje nga okulistet qe ne vitet 1980 nuk uja dinte asnje emrin. Nuk qe emri i tij ne asnje liste te okulisteve te asaj kohe. Eshte e vertete se shpesh sot proklamohen nderhyrje kirurgjikale te cilat nga padija apo injoranca thuhet sikur po behet nje shpikje per here te pare , nderkohe qe ato jane realizuar edhe 40 vjet perpara me shume mjeshteri e efikasitet. Por ky Sul Zhugli nuk ka qene pjese e ketyre njerezve . Nderhyra vetem sa ti jap pergjigje ketij qe shkruan qe na permend emra qe nuk kane asnje merite ne kete fushe. Tung
PërgjigjuVitrektomia ka pasë qenë bërë që në vitet 80-të në shërbimin e okulistikës të Spitalit Nr. 1, nga Prof. S.Zhugli.
Përgjigju