Korçë/ Bënë procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit në bashkinë Devoll dhe s’kryen asnjë punim, pezullohen 4 zyrtarët (EMRAT)

Korçë/ Bënë procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit në bashkinë Devoll dhe s’kryen asnjë punim, pezullohen 4 zyrtarët (EMRAT)

Prokuroria e Korçës

KORÇË- Katër zyrtarë të bashkisë së Devollit janë pezulluar nga detyra pasi kanë realizuar procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit për Bashkinë Devoll dhe nuk kryen asnjë punim. Nga detyra janë pezulluar Gentian Kecon, Altin Canen, Kristi Meslanin dhe Eledi Naston.

'Nga hetimet ka rezultuar se personat në fjalë kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë. Por pasi është shpallur fituesi ndaj të kallëzuarve është ngritur akuza se kanë kryer në mënyrë fiktive si procedurën e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve, ashtu edhe daljen e tyre nga magazinimi dhe përdorimi për punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Kallëzuesi pretendon se nuk është blerë asnjë mall.'- nënvizon prokuroria.

Sipas prokurorisë se Korçë gjatë hetimeve, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit sipas prokurorisë nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi. Katër zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.

Gentian Keco – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;
Altin Cane – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;
Kristi Meslani – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike; dhe
Eledi Nasto – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkoi pezullimin nga detyra të katër zyrtarëve të Bashkisë së Devollit, shtetasit G.K., A.C., K.M., dhe E.M. nën hetim për Veprat Penale ‘Shpërdorim Detyre’ dhe Falsifikim të dokumenteve’ parashikuar nga nenet  248 dhe 186 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të kallëzimit penal nr.577 të vitit 2023 rezultoi se personat në fjalë kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë. Por pasi është shpallur fituesi ndaj të kallëzuarve është ngritur akuza se kanë kryer në mënyrë fiktive si procedurën e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve, ashtu edhe daljen e tyre nga magazinimi dhe përdorimi për punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Kallëzuesi pretendon se nuk është blerë asnjë mall.

Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi.

Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit:

G.K. – Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative;

A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike;

K.M. – Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike; dhe

E.M. – Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar.

kanë konsumuar veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe Falsifikimi i dokumenteve’.

Hetimi provoi se akti i marrjes në dorëzim të materialeve më 21.09.2022 nuk pasqyron dorëzimin faktik të të gjitha materialeve. Në këtë kuptim, sipas organit të akuzës personat duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprat e mësipërme. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të punonjësve të bashkisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë