Një zyrtar i Houthive tha se grupi nuk është në luftë me Italinë dhe nuk synon ta përfshijë atë në konflikt. Ai e përshkroi veprimtarinë e Houthive si “rezistencë të armatosur legjitime” ndaj agresionit saudit. Deklarata erdhi pas sulmit ndaj bazës ajrore të Taifit në Arabinë Saudite.

Në sulm u godit një avion ushtarak italian. Zyrtari ngriti pyetjen se çfarë po bëjnë avionët italianë në Arabinë Saudite në mbështetje të luftës së Riadit kundër Houthive.

"Rezistenca jonë është legjitime e armatosur përballë agresionit të zgjatur saudit. Ne nuk jemi në luftë me Italinë dhe nuk kemi ndërmend të përfshijmë vendin tuaj. Por pyesim veten se çfarë po bëjnë avionët italianë në Arabinë Saudite duke mbështetur luftën e Riadit kundër nesh", tha  Muhammad Mansur.

Ndërkohë në Lindjen e Mesme vijojnë tenisonet.  Flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi u panë pranë Aeroportit Ndërkombëtar "King Khalid" në Riad të Arabisë Saudite.

"Pamë tym të zi dhe flakë në drejtim të aeroportit," deklaroi një burim për AFP.

FlightRadar24, vuri në dukje "probleme serioze" në aeroport, përfshirë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Incidenti vjen vetëm pak orë pas alarmit të parë për sulm ajror në kryeqytetin saudit që nga rifillimi i luftimeve me Huthitë - rebelët jemenas të mbështetur nga Irani në Jemenin fqinj.

Arabia Saudite mbështet forcat qeveritare jemenase që luftojnë kundër rebelëve; këta të fundit së fundmi kanë vënë në shënjestër infrastrukturën energjetike që Riadi e përdor për të eksportuar naftë bruto, duke anashkaluar ngushticën e Hormuzit.

Huthët kanë marrë gjithashtu kontrollin e disa pikave strategjike pranë ngushticës Bab el-Mandeb, e cila shërben si portë hyrëse për në Detin e Kuq dhe Mesdhe përmes Kanalit të Suezit.

Ndërkohë Irani i ka komunikuar ndërmjetësve kushtet e tij për të rifilluar negociatat me qëllim përfundimin e luftës me Shtetet e Bashkuara, sipas një njoftimi të televizionit Al Jazeera që i referohet deklaratave të shefit të sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei.

Sipas Rezaei, kërkesat e Teheranit përfshijnë ndërprerjen e luftës në të gjitha frontet, zhbllokimin e fondeve iraniane si dhe heqjen e bllokadës detare.

Ai shtoi se konsultimet me ndërmjetësit nga Katari dhe Pakistani po vazhdojnë dhe se Irani po pret një përgjigje zyrtare nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:26
Teherani: Katari i ka përcjellë SHBA-së kushtet tona për t'i dhënë fund luftës

Foto: Flamuri i Iranit dhe i SHBA-së

Irani u ka komunikuar ndërmjetësve kushtet e tij për rifillimin e negociatave që synojnë t'i japin fund luftës me Shtetet e Bashkuara, raportoi Al Jazeera, duke cituar deklaratat e shefit të sigurisë iraniane Mohsen Rezaei.

Kushtet "përfshijnë përfundimin e luftës në të gjitha frontet, lirimin e fondeve iraniane dhe heqjen e bllokadës detare", tha Rezaei, duke shtuar se "konsultimet me ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit po vazhdojnë" dhe se "Teherani është duke pritur një përgjigje nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump".