Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se goditi një anije cisternë me flamur Togo në Ngushticën e Hormuzit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

"Anija cisternë me flamur Togo 'Trend' u shënjestrua dhe u sekuestrua pasi shpërtheu një zjarr në bord", thuhej në deklaratë.

Ndërkohë sipas raportimit të Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) nga sulmi nuk ka persona të lënduar.

Ata u bënë thirrje që anijet të kenë kujdes kur lëvizin në këtë zonë.

"Anijet të lëvizin me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te UKMTO”, thanë ata.

Teksa tensionet vijojnë në Lindjen e Mesme, Donald Trump pritet të takohet me liderët e vendeve të Gjirit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, të martën e ardhshme, për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me konfliktin me Iranin.

Konflikti në Lindjen e Mesme ka prekur Arabinë Saudite që është sulmuar nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, ëka e detyroi të mbyllte një nga impiantet e furnizimit kryesor të gazit.

Lajm në përditësim…