Në edicionin e shkuar të “Doku Fest”-it dy kryeministra flisnin për magjinë e festivalit, pa e pasur fort idenë se ç'ishte ai. Por disa fjalë megjithatë i thanë, edhe ata.
Një vit më vonë dhe në mungesë të tyre, edicioni i ri i këtij festivali, filloi me një performancë të dhimbshme e mbase edhe qesharake... ne nuk e japim për të gjallë një sallë kinemaje, të cilën po thuhet se e paska shitur pushteti i kryeministrit të ikur.
Prandaj është e dhimbshme e qesharake kur një festival, më i madhi i filmit ndër ne, e nis veten e tij me një performancë rebeluese për pazarin e pistë të një kinemaje.
Kësaj here "rebelët" e “Doku Fest”-it qershinë e tortës e servuan në fillim.
Ideja e ndryshimit dhe revolta që nxori mijëra njerëz në rrugë për t'i kërkuar ato, revolucionet që trandën Lindjen, e ato që përfshinë botën e shtypur, thanë kanë nisur të marrin “erë" edhe në botën e izoluar të kufijve kosovarë.
“Doku Fest”-i ka në gjithë frymën e tij të sivjetme revoltën dhe mllefin kundër “dhunës” në shoqëri.
Protesta e tyre ka të bëjë me fatin e një kinemaje, dhe kundër mendësisë së pushtetit, një reagim dhe një mllef, meqë edhe vetë festivali kish lindur në dërrasat e saj. Ok.
Por denoncimi social, ndër shqiptarë, ka nevojë të bëhet më i hollë.
Ana tjetër më e fortë e këtij festivali, pos kulturës kinematografike, është ajo e angazhimit social.
Por, lufta e tyre e rebelimit është e vogël.
Është pak po ta matësh me fuqinë e namin që ka marrë festivali.
Nëse qyteti i Prizrenit dhe njerëzit e tij janë ata që i kanë dhënë fytyrën, atëherë ky i fundit, do të duhej të luftojë fort për të.
Për gjithë ata dhunues që ua kanë vjedhur fëmijërinë, pleqërinë a edhe ngjizjen.
Një shoqëri “disidente” guximtare do të padiste sot "kontrollin" e shtetit-parti, dhunimin e qytetit, duke u angazhuar fort e në front për ta ruajt pasurinë që ka.
Qielli dhe toka nuk mund ta ndryshojnë dhunën e ushtruar nga të gjithë, nga “misionarët” që udhëheqin me këtë qytet, nga "klasiku" që jo rrallë zgërdhihej mbi të, nga aleatët e banditët e njërës apo palës tjetër.
Revolta e atyre që jetojnë ndërmjet do të duhej të ishte po aq e dhunshme sa dhuna e ushtruar nga dhunuesit.
Revolucionet e kanë ndryshuar botën.
Rebelët kanë refuzuar e refuzojnë të pajtohen.
Në këto vite të pasluftës, ne vetë kemi dëshmuar të kundërtën.
Një botë e zbrazur, me mungesa e me padrejtësi të tmerrshme nuk ka mbërritur të na prekë sedrën.
Shoqëria që kemi sot, është hijerëndë, e dukshme e ndëshkuese, që ne si socium e kemi krijuar.
Duke e përbuzur të tashmen, të paaftë të përballemi me të shkuarën, e me aftësinë e jashtëzakonshme të besimit për të ardhmen: hajt se do të bëhet më mirë!
Është e lehtë të formulosh disa fjali kundër kulturës diktatoriale të pushtetit, edhe t'ia zbulosh antivlerat, e t'ia zbulosh ngrohtësinë e saj kërcënuese që zbehet para syve.
Thonë se të pikturosh kukulla perverse nuk lipset ndonjë fantazi e madhe. Sekretin e tyre e dimë të gjithë tashmë.
Por lufta dhe refuzimi kundër shkeljes e përdhunimit të tyre, po që kërkon pak më shumë fantazi.
Denoncimi do të duhej të bëhej më i hollë. Kjo s’do të duhej të ishte e sikletshme për artistët e dëshmuar për kreativitet. Për çështje "të sikletshme" do të duhej të bëhej i mprehtë e i pamëshirë. Duke i përplasur pushtetit para fytyrës mizorinë që ka krijuar.
Ky gusht nisi si një bombë për “Doku Fest”-in e Prizrenin. Dikush tha se do t’i sulmojmë, se fanatikët e ekstremistët janë terrorizuar me “haramet” e tij, dhe argumenti i tyre i terrorit është i fortë. Ai është bërë halë në sytë e “sykëqijve” që tuten se një festival po ua vjedh shpirtin e frymën. Pazar e lojë e pistë edhe kjo!
Botët përplasen e në këto ujëra të nxehta që po vlojnë te ne, lufta duhet të jetë shumë më e guximshme. Edhe moton ka “Ndrysho - mos u fsheh!”
Artistët kanë ditur ta ndryshojnë botën duke hedhur gurë e drurë për të drejtën e për poezinë e jetës.
Unë nuk jam shumë e sigurt, nëse performanca rebeluese për një sallë kinemaje, mund të futet në luftën artistike për ta ndryshuar botën e quajtur Kosovë.
Apo ndoshta edhe po, sepse bota jonë akoma është në nivelin e pazareve të pista... më vonë do të fillojmë të merremi edhe me artin ndoshta!
/Shqiptarja.com