Rebuset e politikës
së SHBA për Shqipërinë
Për ta bërë më popullore fjalën “rebuse” mund ta zevendësojmë me fjalën “filma”. Pra, a ka filma politika amerikane me Shqipërinë? Përgjigja që të vjen menjëherë në mendje, duke pasur parasysh madhësinë dhe madhështinë e Shteteve të Bashkuara në një anë, lidhjet e forta dhe gamën e interesave të ndërsjellta mes dy vendeve në anën tjetër, është kjo: nuk ka asnjë arsye të ketë dhe madje thelbësisht nuk ka
Për ta bërë më popullore fjalën “rebuse” mund ta zevendësojmë me fjalën “filma”. Pra, a ka filma politika amerikane me Shqipërinë? Përgjigja që të vjen menjëherë në mendje, duke pasur parasysh madhësinë dhe madhështinë e Shteteve të Bashkuara në një anë, lidhjet e forta dhe gamën e interesave të ndërsjellta mes dy vendeve në anën tjetër, është kjo: nuk ka asnjë arsye të ketë dhe madje thelbësisht nuk ka. Politika e jashtme amerikane ndaj vendeve mike e partnere, përfshirë vendet e vogla si Shqipëria, është parimore, e drejpërdrejtë, trasparente, e gjitha mbi ujë, pa kulisa, krahëmarrje dhe intriga bizantiniste. Është ajo që e lexojmë të shprehur qartë në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për vitin 2011 ku për Shqipërinë është shkruar edhe kjo fjali domethënëse: “Një mjedis elektoral i paralizuar ndjeshëm, i karakterizuar nga incidente me mashtrime dhe një numërim kontravers i votave ka minuar të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar lirshëm qeverinë e tyre”. Që nga viti 1996, kur regjimi i atëhershëm i Berishës - President pat konsumuar farsën me të padëgjuar zgjedhore në tokën e Europës, nuk kishim lexuar e dëgjuar një gjë më të rëndë se paragrafi i lartpërmendur. Në këtë rrafsh, Berisha-President është tejkaluar vetëm nga Berisha- Kryeministër 15 vjet më vonë. Raporti sjell një tablo të plotë të problemeve që po gërryejnë demokracinë e re shqiptare, por për herë të parë shohim se nga zakoni i “fotografimit” të gjendjes është kaluar në fazën e avancuar të vënies së gishtit mbi plagë, madje mbi plagën e plagëve, që është minimi i së drejtës së qytetarëve për të ndryshuar lirshëm qeverinë e tyre. Përveçse plagë e plagëve, në rrafshin politik kjo është një akuzë thelbësore ndaj një regjimi hibrid, që nuk është bërë ende plotësisht diktatorial, por demokratik nuk është e nuk është.
Fokusimi i Departamentit të Shtetit në këtë pikë është padyshim një ngjarje dhe një inkurajim i madh për forcat demokratike në Shqipëri. Duhet tua themi miqve amerikanë se në këtë vend ka disa njerëz apo shumë njerëz, të cilët e dinë prej kohësh, e vuajnë prej kohësh dhe përpiqen prej kohësh pikërisht për të shëruar këtë plagë të plagëve, siç e quajtëm pak më sipër. Intelektualët më të mirë të këtij vendi e kanë diskutuar gjerë e gjatë, me përgjegjësi qytetare dhe atdhetare, çështjen madhore se si i bëhet kur qytetarëve u kufizohet apo u privohet me forma të ndryshme e drejta për ndryshuar qeverinë me votë. Tri janë rrugët dhe nuk ka një të katërt. Ose populli e çliron me armë në dorë të drejtën e vet të shenjtë të uzurpuar nga një kastë, ose opozita dhe publiku i gjerë derdhen në protesta dhe demostrata të parreshtura për votën e lirë, ose, lidhur me ketë rrugën e dytë, presioni i popullit dhe presioni ndërkombëtar diktojnë një zgjidhje politike dhe një reforme zgjedhore të tillë që ringjall besimin e njerëzve të zgjedhjet dhe mbyll të gjitha shtigjet e manipulimeve. Opozita politike dhe intelektuale shqiptare zgjodhi në vitin 2009 rrugën e protestave dhe demostratave paqësore kundër mashtrimeve elektorale. Trasparenca e zgjedhjeve të vitit 2009 ishte në vështrimin tonë garancia numër një e mospërsëritjes së manipulimeve në zgjedhjet e arshshme. Këto protesta fituan një nerv të ri, kur në vend të trasparencës së premtuar ndërkombëtarisht, qeveria i tregoi opozitës tymin e fletëve të djegura në një prroskë afër Tiranës. Dhe erdhi pastaj demostrata e 21 janarit ku Garda e Republikës vrau katër demostrues të pafajshëm dhe plagosi disa të tjerë në një akt barbar të papajtueshëm thelbësisht me demokracinë. Duket paradoksale që përfaqësues të SHBA-së në Tiranë dhe disa zyrtarë të mesëm të Departamentit të Shtetit kanë qenë evazivë në qëndrimet e tyre ndaj protestave të opozitës shqiptare për trasparencën e zgjedhjeve dhe në deklaratat politike për vrasjet e 21 janarit. Që nga ajo kohë kryetari i partisë më të madhe të opozitës, Edi Rama ka bërë një tërheqje nga rruga e protestave, duke reklamuar kursin e ri të reformave në tavolinë. Edhe në këtë pistë opozita po kthehet në pikën e nisjes falë fleksibilitetit zero të Berishës sidomos pas një vizite në Uashinton. A kemi këtu rebuse apo, siç e thamë, filma nga ana e SHBA-së? A kemi “ndryshe bën e ndryshe shkruan”? Në këto qëndrime ka patur padyshim inkovenienca që nuk janë produkt i vijës politike të Departamentit, por i përthyerjeve që pëson kjo vijë në interpretimin e saj nga burokratë, lobistë të paguar nga Tirana apo nga përfaqësuesit diplomatike të SHBA-ve në Tiranë. Amerika e principeve, Amerika që ka folur gjithnjë me zemër të hapur me popullin e vjetër shqiptar, duhet të na ndihmojë në këtë udhëkryq të rrezikshëm ku na sheh e na qan hallin. Si, si? Së pari, do t’i luteshim të thotë fjalën e vet të qartë si të çminoset besimi i minuar i qytetarëve shqiptarë për ndryshimin lirshëm të qeverisë së tyre. Së dyti, të na ndihmojë, duke kërkuar që
OSBE-ja të cilën e bashkëfinancon të dërgojë në Shqipëri njerëz që kanë si busull parimet e shenjta të demokracisë. Mund të kërkonim edhe gjëra më të vogla. Fjala vjen, të tregohet e kujdeshme tani e tutje me fotografitë që vinë e bëjnë në SHBA zyrtarët e lartë shqiptarë me zyrtarët amerikanë, fotografi të cilat zyrtarët amerikanë i bëjnë pa të keq në shenjë kortezie, por këtu te ne përdoren si kartabianka të arrogancës. Apo të kërkojë përmes amabsadorit Arvizu që raportin vjetor të Departamentit të Shtetit ta njoftojnë edhe RTSH dhe mediat proqeevritare në Shqipëri. Por gjithsesi dy të parat do të na mjaftonin.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56