Qeveria e Kosovës: Reciprociteti dhe targat nuk do të diskutohen në Bruksel

Qeveria e Kosovës: Reciprociteti dhe targat nuk do të diskutohen në Bruksel

Një nga raundet e dialogut Kosovë-Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian

Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targat ilegale nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Qeveria thotë se vendimet i përkasin institucioneve të Kosovës dhe janë të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, ndaj “nuk mund të jetë temë e diskutimit".

Megjithatë, Kosova nuk ka dhënë ende detaje për temat dhe agjendën e bisedimeve më 18 gusht në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë më 18 gusht raundin e ri të bisedimeve në kuadër të Dialogut.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë