Reciprociteti i targave, Kosova dhe Serbia takohen të mërkurën në Bruksel! 9 ditë protesta në Jarinjë dhe Bërnjak! Eurodeputetët: Të hiqen Policia dhe barrikadat

Për të nëntën ditë radhazi kanë në kufirin protestuesit serbë kanë bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.  Situata në kufi është ende e tensionuar dhe ushtria serbe apo forcat speciale të Kosovës nuk pranojnë të tërhiqen nga pozicionet e tyre. Ndërkohë që në zonë janë vendosur edhe forcat e KFOR-it helikopterët e të cilëve ditën e djeshme fluturuan mbi Jarinje dhe Bërnjak në dy raste.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë bërë me dije se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi i ambasadës.

Prania ushtarake e Serbisë në Kufi dhe në disa raste edhe cenimi i vijë kufitare nga aeroplanët serbë , ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se ata kanë ndërhyrë aty ku duhet por vetëm në territorin e vet dukë hedhur poshtë idenë e cenimit të kufirit.

Siç ka shpjeguar ai, gatishmëria vlen për zonën e sigurisë “përgjatë vijës administrative me Kosovën, por se nuk hyjmë askund ku nuk duhet të hyhet”.

Ndërkohë që prania e zyrtarëve rusë në objektet e ushtrisë serbe, që ndodhen në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, është një mesazh konfuz nga Beogradi, që mund të dënohet nga vendet perëndimore Ambasadori rus e ka shfrytëzuar vizitën për të komentuar edhe pozicionin e vendeve perëndimore, të cilat i ka cilësuar si “të çuditshme” dhe “të dëmshme”. Ai ka thënë se ato “i mbyllin sytë në një situatë shumë të rrezikshme”,ndonëse, sipas tij, “të gjithë e kuptojnë se kush është fajtor dhe cila është arsyeja e një provokimi të tillë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Stano për Escobarin: Dialogu është Kosovë, Serbi dhe BE, të tjerët vetëm e mbështesin nga jashtë

Situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës pas implementimit të reciprocitetit të targave, ka bërë që në Bruksel të mbahet një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të shtensionimit të situatës. Megjithatë rreth këtij takimi është krijuar një paqartësi, meqë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kanë konfirmuar se në diskutime do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, ndwrkohw njw gjw e tillw wshtw mohuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Gazeta Express lidhur me këtë çështje ka kontaktuar përsëri sot zëdhënësin e BE’së, Peter Stano, i cili ka sqaruar se përfaqësuesi amerikan, Gabriel Escobar, nuk do të jetë pjesë e takimit, dhe se takimi është vetëm në mes të Kosovës, Serbisë dhe BE’së.

Por, Peter Stano shton se çdo kush tjetër jep vetëm mbështetje nga jashtë.

“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE’në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano për Gazetën Express.

Derisa dje në një përgjigje për Gazetën Express, Ambasada e SHBA’së në Prishtinë kanë konfirmuar se në diskutimet e Brukselit do të marrë pjesë edhe zyrtari i DASH, Gabriel Escobar.

 “Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë

Ora 11:41
Eurodeputetët: Të hiqen Policia dhe barrikadat nga veriu i Kosovës, duhet urgjentisht një zgjidhje

Eurodeputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të tërheqin mbrapsht të gjitha forcat e Policisë dhe ato ushtarake si dhe barrikadat e vendosura me mjete të rënda në pikë kalimet kufitare mes dy vendeve, në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për tensionet e fundit në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.

Eurodeputetët kanë kërkuar që t’i jepet fund retorika nxitëse dhe provokimeve dhe një normalizim të situatës.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe partnerëve të saj që të vazhdojnë të punojnë për zvogëlimin e krizës dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës të përdorin platformën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.

Në deklaratat e eurodeputetëve thuhet se “normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është parakusht për pranimin në BE të të dyja vendeve, dhe është gjithashtu thelbësor për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se të dyja palët duhet ta gjejnë një zgjidhje paqësore për situatën.

“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të garantohet siguria dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve”, shkroi Viola von Cramon në në Twitter.

 

Ora 11:39
Vuçiç falendëron protestuesit serbë në Jarinje dhe Bërnjak

President serb Aleksandër Vuçiç ka falënderuar qytetarët serbë të cilët prej nëntë ditësh kanë formuar barrikada bllokuese në Jarinje e Bërnjak. Vuçiç për Pink TV tha se Serbia është me protestuesit në dy pikat kufitare,.

 “Për gjithçka që kemi, për progresin që kemi bërë e kemi bërë sepse kemi luftuar, sepse kemi shfaqur që ne kemi fuqi të mjaftueshme, energji të mjaftueshme, dituri dhe besim në vetvete. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Bërnjak, Serbia është me ju”, ka thënë ai.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale