KOSOVË- Jo më larg se një ditë më parë ku BE-ja i bëri thirrje që të shtynte afatin për reciprocitetin e targave me 10 muaj, Albin Kurti duket i vendosur se nuk do të ketë një shtyrje të afatit.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund t’i kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor, pikërisht ajo që ishte përcaktuar që në fillim.
“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, u shpreh Kurti para gazetarëve.
Kurti e ka bërë të ditur lajmin para mediave këtë të martë pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Prishtinë. Ai po ashtu i ka ftuar gjithë qytetarët të përkatësisë serbe që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në RKS.
Bashkimi Evropian më herët i kishte bërë thirrje Kosovës që të shtynte me 10 muaj afatin vendosur më 31 tetor për reciprocitetin e targave në mënyrë që të shmangen tensionet.
Kosova më 1 shtator hapi afatin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Qytetarët do të kenë kohë deri në fund të tetorit që të konvertojnë targat serbe –me akronime serbe për qytete të Kosovës sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme – në targat RKS – Republika e Kosovës .
Pavarësisht se fushata për riregjistrim po vazhdon, deri më tani është parë një interesim i ulët i qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës, për t’i konvertuar targat e makinave të tyre në RKS. Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t’i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, makinat e tyre nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë, pas datës 31 tetor .
ndryshimi i targave deri fund te Tetorit nuk duhet te shtyhet.KY ESHTE QENDRIM KORREKT DHE I PERGJEGJSHEM.ZATIMI I GJITTHE MAREVESHJEVE TE ARITURA NE KOHEN E DUHUR AFRON NJOHJEN RECIPROKE.
Përgjigju