Pas një mungese të gjatë në skenë këngëtari Ardian Trebicka është rikthyer me një koncert recital në Amfiteatrin te Liqeni.
Spektatorët te Amfiteatri kanë shijuar mbrëmë një natë magjike nën tingujt fantastikë të Trebickës.
Çeljen e Amfiteatrit, Trebicka e ka quajtur si një ogur të mirë dhe e ka cilësuar si momentin e përshtatshëm për tu rikthyer në skenë me performancën e tij speciale.
I mbushur plot e përplot, madje edhe rreth e qark tij, spektatorët kanë mundur të shijojnë tingujt dhe zërin magjik në Amfiteatrin te Liqeni të këngëtarit Trebicka.