Red Bull e liroi nga akuzat, Christian Horner mbetet drejtori i skuderisë së Formula 1

Red Bull e liroi nga akuzat, Christian Horner mbetet drejtori i skuderisë së Formula 1

Christian Horner

Christian Horner do të mbetet në postin e tij si drejtor i ekipit të Red Bull në Formula 1. Kompania mëmë e Red Bull Racing, Red Bull GmbH njoftoi më 5 shkurt se Horner ishte nën hetim pas një akuze për "sjellje të papërshtatshme" nga një kolege femër.

Horner e mohoi prerazi këtë pretendim dhe 50-vjeçari, i cili mbërriti në Bahrein të mërkurën përpara garës hapëse të sezonit të Formula 1 të kësaj fundjave, do të qëndrojë si drejtues i ekipit të ekipit britanik.

Në një deklaratë nga Red Bull GmbH thuhet “Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se ankesa është hedhur poshtë. Ankuesi ka të drejtë apelimi. Red Bull ka besim se hetimi ka qenë i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm", thuhet nga skuderia e F1.

“Raporti i hetimit është konfidencial dhe përmban informacione private të palëve dhe palëve të treta që ndihmuan në hetim, prandaj ne nuk do të komentojmë më tej për respekt të palëve. Red Bull do të vazhdojë të përpiqet për të përmbushur standardet më të larta të vendit të punës.”

Horner bashkëpunoi plotësisht me hetimin, pasi ishte marrë në pyetje nga një avokat për rreth tetë orë në fillim të këtij muaji në një vendndodhje sekrete në Londër, larg selisë së ekipit në Milton Keynes.

Gjatë hetimit të brendshëm, ai vazhdoi të ishte i pranishëm për aktivitetet zyrtare të Red Bull, duke përfshirë prezantimin e makinës së re në Milton Keynes në fillim të këtij muaji dhe gjithashtu testimin parasezonal në Bahrein javën e kaluar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin