Redi Hasa dhe Maria Mazzotta
Tiranë, 2 Shkurt / ATSH - Në datën 29 janar ka nisur në Paris festivali i tetë "Au fil des Voix", i cili do të vazhdojë deri në datën 9 shkurt 2015 në Studio Alhambra dhe në Hermitage në Paris.
Ministria e Klturës njofton se në mesin e njëqind artistëve nga 15 vende të botës, në mesin e 21 koncerteve  që sjellin tinguj të ndryshëm muzikorë, 4 shkurti organizohet për Mesdheun dhe Ballkanin, me pjesëmarrjen e artistit shqiptar Redi Hasa në violonçel dhe artistes italiane, Maria Mazzotta, vokal dhe instrumente perkusioni.
Dy artistët performojnë në një dialog mesdhetar dhe ballkanik, mes zërit, perkusionit dhe violonçelit, duke kërkuar perfeksionin në takimin  e tyre artistik.
Kombinimi i zërit të Maria Mazzottës, që sjell muzikën e jugut italian, trashëguar brez pas brezi dhe melodia ritmike e violonçelit të Redi Hasës kujtojnë tingujt plot ngjyrë dhe shpirtin ballkanik dhe hapësirën e Italisë Jugore, ndërsa rikrijojnë një muzikë  të veçantë nga kontakti i vrullshëm i hulumtimit të tyre ekspresiv.
/k.m//a.ke/