Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka replikuar ditën e sotme në Kuvend me deputetin socialist Ardit Bido.

Muçi tha se Bido, me urdhër të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, e ka vendosur në shënjestër dhe i është ‘qepur me bukë në trastë’.

Më tej Muçi duke iu drejtuar Bidos i tha se nuk e merrte aspak seriozisht dhe me ironi shtoi se deputeti socialist i kujtonte komenditë e viteve 1990.

“Shoku Bido, me urdhër të Taulantit që para disa javësh tha se më ka vënë në shënjestër, më është qepur pas me bukë në trastë. Në atë kohë të rrasnin në hetuesi dhe të vërshonin përrenjtë e akuzave. Veçse unë ty o Bido, jo që s’të marr seriozisht, por ti s’më dukesh as si ata maskarenjtë që ishin hetues në kohën e Enverit. Ti mua më kujton vetëm komeditë e viteve 90. Më kujton Ceken që me radiomarrës në dorë dilte nga ferra. Prandaj Bido vazhdo me fushatën e kundërzbulimit dhe asnjë hap pas”, tha mes të tjerash Muçi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Deputetët e PD mungojnë në seancë plenare! Balla: U trembën nga vezët! Kremlini ka dorë në protestat e zhvilluara në Tiranë