Redon Makashi:Isha betuar se
nuk do merrja pjesë në festivale

Redon Makashi:Isha betuar se<br />nuk do merrja pjesë në festivale<br>
Pas konkurimit me këngën “Ekziston” në Festivalin e RTSH Redon Makashi ka reaguar në profilin e tij në ‘Facebook”.

Ai shprehet i zhgënjyer për pjesëmarrjen në Festival, duke thënë se ishte betuar se kurrë nuk do të merrte pjesë në konkurime apo festivale, por do të qëndronte në rolin e spektatorit.

Reagimi i plotë:

Kjo kenge lindi ashtu nga une , u vesh aq bukur e me fines nga orkestrimi i Genti Myftarait , filoj te flas me vargjet e Timo Flokos.

Keshtu qe filloj te ec me kembet e saj e te rritet ashtu ngadal ngadal ne rruget e panjohura me njerez qe e duan dhe e poshterojne me ata qe e puthin e ata qe e peshtyne gjthsesi tani doli ne jete e do ec vete.

Po per nje gje me vjen keq , e vrava me duart e mija pa lindur mire Shkela mbi nje parimin tim qe isha betuar qe kurr nuk do merrja pjes neper konkurime e festivale po thjesht do isha nje spektator i mire i tyre JU DUA .....

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër