Zv. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker, kërkon për politikën në vend që të jetë bashkëpunuese në shërbim të integrimit të vendit në BE. “Mendoj që bota evoluon pa pushim.
Nuk mund të thuash që kur të rritem unë, familja ime do të jetë krejt ndryshe! Këto reforma mendoj se janë rruga më e mirë për Shqipërinë dhe kjo është ajo që nxisim Shqipërinë të bëjë, t’i kthehet axhendës europiane, të punojnë sëbashku, të ruajnë një nivel dialogu dhe retorike brenda vendit! Do ketë dallime, dallime politike, pikëpamje personale.
Këto mund të diskutohen, të debatohen, por unë do të nxisja popullin shqiptar që t’i lëjë mënjanë disa nga këto; të punojnë aty ku gjejnë synimet e përbashkëta dhe të mos çorientohen, t’i drejtojnë energjinë dhe burimet jo nga debatet politike që vetëm sa shmangin nga puna reale që duhet bërë”, shprehet ai në një intervistë për AS.
Ndër të tjera, duke u ndalur te zhvillimet në Europë zyrtari i lartë amerikan theksoi se “perspektiva europiane, axhenda europiane, u jep atyre një rrugëkalim shumë të saktë, gjëra të qarta të cilat duhet të arrihen në lidhje me reformën legjislative.
Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com