Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar vizitën e ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker në Tiranë, ku përjashtoi nga axhenda e tij vetëm presidentin Ilir Meta.

Spahiu nënvizon faktin se Reeker shmangu Metën për shkak të axhendës së ngjeshur, por përveç Edith Harxhit, ka pasur kohë edhe për të takuar Princ Lekën dhe stërmbesën 1 vjeç të Mbretit Zog. Sipas Spahiut amerikanët janë gati të riciklojnë Monarkinë, por jo Republikën e Vjetër Meta-Berisha.

"Unë e adhuroj diplomacinë amerikane: Ata refuzuan të takonin Presdentin e Republikës, por drekuan me stërmbesën 1 vjeç të Mbretit Zog. Kush ka tru, le ta lexojë…… Ata janë gati të riciklojnë Monarkinë, por jo Republikën e Vjetër: Meta-Berisha. Kërcënimi është diplomatik për injorantët që u shkojnë pas, dhe jo plan real për rikthimin e mbretërisë: “Ne SHBA, kemi forcën magjike të riciklojmë, madje edhe ata që kanë 1 shekull të larguar nga pushteti, por jo Presidentin aktual apo ish-kryeministrin” O Lulzim, a din shkrim dhe këndim?", shkruan Spahiu.

Reeker ka zhvilluar takime edhe me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ku ndër të tjera u fol edhe për shpalljen e Sali Berishës ‘Non Grata’, si një tregues se SHBA e ka seriozisht në luftën ndaj korrupsionit. Ndonëse, një vizitë zyrtare të këtij niveli, janë parashikuar edhe takime me presidentin e Reublikës, Reeker nuk e kishte përfshirë në axhendën e tij një takim me Ilir Metën, për motive të paqarta. Në takimin e zhvilluara ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.