Zyrtari i lartë i DASH Reeker në Tiranë, në takimet me Ramën e Bashën flet për Berishën 'Non grata': Vendim për sigurinë kombëtare! Shmangu Metën

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Ramën dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur përmbajtjen e takimeve të Reeker, me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së. Në fokus të takimeve ka qenë edhe vendimi i DASH për përfshirjen në listën e zezë të Sali Berishës dhe familjes së tij për korrupsion, përdorimin e pushtetit për t’u pasurua, pengimin e drejtësisë dhe minimin e demokracisë në Shqipëri.

 "Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara", thuhet në postimin e ambasadës.

Në njoftimin e ambasadës, theksohet se përgjatë takimeve, Ndihmës Sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë. Reeker mikpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Takimi me Ramën u zhvillua në kryeministri dhe zgjati më shumë se një orë, ku fokusi i bisedimeve ka qenë marrëdhënia e ndërsjellë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimi i mëtejshëm i dy vendeve. Po ashtu, Rama dhe Reeker kanë folur edhe në lidhje me stërvitjen e përbashkët Defender21.

Pas takimit me Ramën, Reeker ka shkuar në selinë blu, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ku ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Zyrtarët e lartë të SHBA që zhvillojnë vizitë zyrtarë në Tiranë, thuajse gjithmonë takohen me kreun e shtetit, por duket se në vizitën e Reeker nuk është programuar asnjë vizitë me presidentin Ilir Meta. Kujtojmë se përplasjet mes Metës dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim kanë qenë në forta gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë pas Shqipërisë, Reeker do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku do të jetë i pranishëm në konferencën e përbashkët që do të mbahet në Ohër, për integrimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal të shteteve të Ballkanit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
Ambasada e SHBA zbardh takimet e Reeker me Bashën e Ramën në Tiranë, përmend shpalljen 'Non Grata' të Berishës: Vendim për sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka zbardhur takimet e ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se përgjatë takimeve, Ndihmës Sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë.

Ndërkaq Reeker ka përmendur edhe shpalljen "Non Grata" të ish kryeministrit Sali Berisha nga SHBA.

 "Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara", thuhet në postimin e ambasadës.

Reeker mikpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

"Ndihmës Sekretari në Detyrë përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian".

Postimi i ambasadës:

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker vizitoi sot Tiranën. Gjatë vizitës, ai u takua me Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, disa prej anëtarëve të verifikuar plotësisht të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, si dhe udhëheqës të tjerë. Përgjatë të gjitha takimeve, Ndihmës Sekretari në Detyrë Reeker theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, që kur Shqipëria refuzoi diktaturën komuniste dhe pranoi demokracinë. Ai nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ai përgëzoi udhëheqësit e Shqipërisë për suksesin e tyre në mikpritjen e Stërvitjes Defender Europe 21, e cila theksoi rolin strategjik të Shqipërisë në rajon. Ai mirëpriti rolin e Shqipërisë në rajon dhe në arenën globale, ndërsa Shqipëria merr vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndihmës Sekretari në Detyrë përsëriti mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për reformat në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke nënvizuar se si përparimi në këto çështje do të nxisë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri dhe do të vijojë rrugën e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

Ora 13:09
Përfundon takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker me kreun e PD, Lulzim Bashën

Ka përfunduar takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker me kreun e PD, Lulzim Bashën. Takimi i zyrtarit të lartë të DASH, Philip Reeker, i cili ishte shoqëruar nga ambasadorja amerikanë Yuri Kim,  me Bashën zgjati rreth 1 orë e 10 min.

Ndërkohë që ende nuk janë zbardhur detaje në lidhje me diskutimin që është zhvilluar ndërmjet tyre.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 30/06/2021 14:34

    Lufta sapo ka filluar thote Basha. Por fillojme ne Shtator se tani eshte vape.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic