Referendum në të gjitha zonat e pushtuara të Ukrainës për t’iu bashkuar Rusisë, Putin do i drejtohet për herë të parë popullit pas nisjes së luftës

Referendum në të gjitha zonat e pushtuara të Ukrainës për t’iu bashkuar Rusisë, Putin do i drejtohet për herë të parë popullit pas nisjes së luftës

Presidenti rus, Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, do i drejtohet popullit të tij për herë të parë më një filim. Ishte parashikuar të ndodhte sot, por mendohet të jetë shtyrë për nesër. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Putin do të komentojë referendumet që do të mbahen fundjavën e ardhshme në rajonet e Donetsk, Lugansk dhe Kherson dhe në një pjesë të Oblastit Zaporizhzhia. Në këto referendume, të shpallura sot nga vetë guvernatorët prorusë të rajoneve, qytetarët do të pyeten nëse duan apo jo aneksimin e territoreve ku banojnë me Rusinë.

Një aneksim i këtyre zonave , që përfaqësojnë rreth 15% të territorit ukrainas, një zonë aq e madhe sa Hungaria ose Portugalia, do të shënonte një përshkallëzim të konsiderueshëm të konfliktit, pasi Kievi ende po lufton që t’i rimarrë.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se referendumet do të krijojnë kufijtë e rinj të Rusisë dhe do të lejojnë Moskën të përdorë "çdo mjet" për t'i mbrojtur ata.

Ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, i cilësoi referendumet "një farsë që nuk do të ndryshojë asgjë”.

“Rusia është, dhe mbetet, një shtet agresor, i cili është duke pushtuar paligjshëm pjesë të territorit të Ukrainës. Dhe Ukraina ka çdo të drejtë të çlirojë territoret e saj, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, çfarëdo që të thuash Moskën “, ka thënë ai.

Edhe Shtetet e Bashkuara tashmë kanë sqaruar se ata nuk kanë ndërmend të njohin rezultatet e këtyre referendumeve. Nga ana tjetër, Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se " e gjithë kjo do të ishte një farsë, nëse jo tragjike".

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg, tha se kjo do të ishte një përshkallëzim i mëtejshëm në luftën e Putin.  

"Referendumet fiktive nuk kanë legjitimitet dhe nuk e ndryshojnë natyrën e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë këtë shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe të forcojë mbështetjen për Ukrainën ", tha ai.

SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë që nuk të njohin referendumet e Putinit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Macron: Referendumet në Donbass nuk do të njihen nga komuniteti ndërkombëtar

‘Referendumet në Ukrainë nuk do të njihen nga komuniteti ndërkombëtar’.

Kështu ka deklaruar presidenti francez, Emmanuel Macron. Sipas Reuters, Macron theksoi se, “nëse ideja e referendumit në Dombass nuk do të ishte aq tragjike, do të ishte argëtuese”.

"Ne do të vazhdojmë të dërgojmë armë në Ukrainë", përsëriti presidenti francez, duke konfirmuar se referendumet "nuk do të kenë pasoja ligjore" pasi "procesi i aneksimit është një parodi".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poshte naziskini Putin: 21/09/2022 01:35

    Emri Rusi po qelb planetin prandaj SHBA dhe NATO urgjentisht tja heqin kete ciban planetit tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës

Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë: 60 ditë ndërprerje e luftës