Referendum për Shqipërinë e madhe?
Dacic provokon: Kosova, minoritet

Referendum për Shqipërinë e madhe?<br />Dacic provokon: Kosova, minoritet
Ende pa u mbyllur plagët e pavarësisë së Kosovës, ideja e disa partive në Prishtinë për një referendum për bashkimin me Shqipërinë ka sjellë sërish reagimin e zv/ kryeministrit Ivica Dacic, i cili madje përmes një deklarate ka provokuar.
 
Ne kemi biseduar për këtë temë para 20-30 vjetësh, atje nuk jetojnë dy popuj, ata nuk janë kosovarë, por shqiptarë që jetojnë në Kosovë ashtu siç jetojnë edhe serbë në Kosovë.
 
Kjo tregon se po abuzohet me të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Kosovë.

Në Kosovë shqiptarët janë minoritet kombëtar në kuadër të Serbisë që nuk ka të drejtë për vetëvendosje.
 
Derisa dikush nga Perëndimi nuk ua bën me sy, referendumi me siguri që nuk do të organizohet
” ka përfunduar Dacic.
 
Deklarata për krijimin e Shqipërisë së madhe gjithmonë kanë shqetësuar duke sjellë reagimin e ashpër të serbëve. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri