Referendumet anti-SHBA të dyshes Meta-Berisha dhe fati tyre si Uzina e Ballshit

Referendumet anti-SHBA të dyshes Meta-Berisha dhe fati tyre si Uzina e Ballshit

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Dy politikanë të korruptuar në Ballkan kanë shpallur dhe mbajtur referendum 'popullor' kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, reformës në drejtësi dhe në formë presioni për të marrë një garanci se nuk do të përfundojnë si 'delja' e tyre Adriatik Llalla. Ata janë Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Ilir Meta shpalli zgjedhjet e 25 prillit 2021 referendum kundër SHBA, SPAK dhe në mbrojtje të perandorisë së korrupsionit dhe pastrimit të parave. Referendumi rezultoi fatal për partinë e tij LSI-në, e cila përfundoi si Uzina e Ballshit.

Sot Sali Berisha inskenoi një referendum kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, financuar me para të pista dhe organizuar nga ish pushtetarë të botës së korrupsionit.

Referendumi është një marrëzi historike pa asnjë vlerë juridike. Referendumi i Berishës mund t'i hyjë në punë vetëm SPAK për të hetuar burimin e parave për zbatimin e kësaj marrëzie, e cila reflekton hallin e madh familar të kreut të Foltores.

Nesër Sali Berisha do zgjohet dhe sërish emri i tij do të jetë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si i korruptuar, shantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë, por me një rrezik të ri, rrezikun e shpalljes së Foltores organizatë kriminale nga Shtetet e Bashkuara të Amrrikës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GrSal: 18/12/2021 14:21

    Goditini z. Doci qelbesirat dhe funderrimat berisha dhe meta. Uroj qe guximi dhe patriotizmi juaj dhe i gjithe mediave te pavarura te kurorezohet me ndeshkimin e ketyre ndyresirave dhe konfiskimin e pasurive te tyre. Vetem atehere do prehen ne qetesi te gjitha viktimat e ketyre te paskrupulltasve. Vetem atehere do rilinde shpresa e shumices se shqiptareve. Zoti ju dhente shendet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet