Referendumi,Balla në Pogradec: Akt
demokracie brenda Partisë Socialiste

Referendumi,Balla në Pogradec: Akt<br />demokracie brenda Partisë Socialiste
Referendumi i Partisë Socialiste që do të mbahet këtë të shtunë, është një akt i pastër demokracie brenda partisë më të madhe në vend.

Kështu ka deklaruar nga qyteti i Pogradecit, deputeti socialist, Taulant Balla që mban edhe pozicionin e drejtuesit politik i PS-së për Rajonin Elbasan – Korçë.

Sipas tij, Partia Socialiste shkon këtë të shtunë drejt referendumit, pas vendimit që u mor në Kongresin e 19-marsit ku u shpreh se, është hera e parë që një forcë politike në
Shqipëri fton anëtarësinë e saj të votojë në referendum.

Gjatë këtij takimi, deputeti Balla u shpreh se është hera e parë që një forcë politike në Shqipëri fton anëtarësinë e saj të votojë në referendum. Ai tha se qytetarët shqiptarë vetëm Kushtetutën kanë votuar me referendum dhe se PS me këtë akt tregon më së miri nivelin e demokracisë në organizimin e saj. 

Më datë 9 autoriteti më i rëndësishëm në Partinë Socialiste, dhe jo vetëm në datë 9 por gjithmonë, është anëtari. Shprehuni si ta vlerësoni ju çështjen që është  shtruar për referendum. Ftoj çdo socialist në Pogradec, çdo socialist në të gjithë Shqipërinë të marrë pjesë në referendumin e datës 9 prill. Kur thashë para pak që ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Partinë Socialiste por për të gjithë jetën politike të këtij vendi, nënkuptoj që është hera e parë që një parti politike zhvillon një referendum. Ndërkohë që në vendin tonë në formën referendare vetëm Kushtetuta e Shqipërisë është miratuar me referendum’- u shpreh Balla.

Për Partinë Socialiste nuk është i rëndësishëm rezultati por pjesëmarrja. Ndaj socialisti Balla ftoi të gjithë anëtarësinë e Pogradecit, por jo vetëm, që ti drejtohen të shtunën qendrave të votimit sa më të shumtë në numër, sepse -sipas Ballës, ky është një akt i pastër demokracie brenda partisë më të madhe në vend.

Ky shembull i mirë që Partia Socialiste po jep duhet që pikë së pari të motivojë të gjithë socialistët që të marrin pjesë në referendum. Duhet domosdoshmërisht që të bëjmë një organizim shumë të mirë të të gjithë këtij procesi. Çdo anëtar i Partisë Socialiste duhet të shprehet vetë për atë që mendon. Ne kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin’ - përfundoi Balla.

Rerdaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!