'Ditë historike', kështu e ka konsideruar Sali Berisha këtë të shtunë, ku po votohet në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, inicuar prej tij. Nga selia e PD në degën nr.2 në Tiranë, Berisha tha se ky është referendumi i parë që mban një parti politike në Shqipëri dhe se është eferendumi i shpresës dhe lirisë. I pyetur nëse është provokim fakti që ai voton te 'bar Amerika', në një kohë kur është shpallur 'non grata' nga SHBA, Berisha u shpreh se në fakt kjo përçon mesazhe për konservatorët në Europë dhe SHBA se anëtarësia po shpreh vullnetin e saj të lirë.
"Ditë historike për lirinë, shpresën e PD shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike, për të shkarkuar peng kryetarin, me fjalë të tjera atë që do hy në histori si Lulzim brava. Në vitin 2009 është mbajtur një referendum tjetër në të cilin anëtarësia është ftua nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. Tani i lutem çdo shqiptari të krahasojë dy botë, atë të lirisë dhe atë të autokracisë, shpesës dhe zhgënjimit. Ky është referendumi i shpresës dhe lirisë për mbarë shqiptarët. Aq sa mund të jetë Amerika provokim për Berishësn. Amerika është një vend që unë e adhuroj, por po ta marrësh në një aspekt tjetër, nga ky bari i vogël u dërgohet një mesazh forcave konservatore në Europë dhe SHBA dhe njerëzve të lirë se këtu anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng dhe pësoi metamorfozën më fatale, metamorfozën e bravës. Ka thirrur anti-Kuvend të mbushur me nxënës të kryetarë bashkie. Po dridhen themelet e narkoshtetit", tha ai.
Berisha u ndal edhe te protesta që ka thirrur ditë e hënë kundër ardhjes së ALeksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismën 'Open Ballkan', teksa ftoi demokratët të mblidhen në orën 16:00 para selisë së PD. Sipas Berishës, selia e PD ëshët e demokratëve dhe jo e Bashës dhe se në protestë ata nisen 'nga shtëpia e tyre'.
"Është thirrur një protestë me urgjencë. Një axhedë e papritur e Sllobodanit të ri në Tiranë, Aleksandër Vuçiç për Ballkanin e Hapur që është projekti i hegjemonisë serbe në Shqipëri dhe Maqedonisë, është një kundërshti e hapur ndaj Procesit të Belinit. Të hënë në orën 4 të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme që ka edhe një qëllim tjetër madhor, kundër vjedhjes së tmerrshme 8-vjeçare që i është bërë shqiptarëve. Ajo që SPAK ka nxjerrë në pah janë vetëm 1 mln që kërkon t'i vërë kapak 430 mln. PD nuk organizoi dot asnjë protestë për këtë. Nuk ka protestë para selisë s PD, pro vendi i grumbullimit të protestuesve ditën e hënë do të jetë oborri i selisë së PD, aty do të jetë vendi që do nisemi, ftoj të gjithë demokratët të bashkohen të protestojmë para kryeministrisë. Do nisemi nga oborri i selisë, çdo demokrat është i ftuar të marrë pjesë, demokratët nisen në protestë nga shtëpia e tyre. Selia e PD nuk është shtëpia e Lulzim Bashës, është selia e demokratëve shqiptarë dhe këtu nuk ka dyshime që janë të mirëpritur çdo demokrat. Kjo është një betejë për lirinë, votën e lirë në Shqipëri dhe mendoj se betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira, bëjnë ata që deklarojnë se bën Lulzim brava", u shpreh ai.
Në të gjitha degët e PD-së në rrethe Sali Berisha dhe grupi që ai drejton po zhvillojnëatë që e quajnë referendumi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.
Djali i tij, Shkëlzen Berisha i është bashkuar Sali Berishës, në 'Bar Amerika', aty ku dhe bbai i tij votoi për referendumin ku kërkohej shkarkimi i Lulzim Bashës.
Popull legen pa dinjitet shitemi per nje thes me mjell , i meritojme keta drejtuesa qe kemi dhe asnje mos te pres se do ndryshoj dicka do behet keq e mos me keq
PërgjigjuPolitika esht kurv thon , ,shqiperia zbehet me shqipetar thon , vendi I fundit qe u cliruam ne 1912 nga Turku ,se ai kishte kapitulluar . O vellerez ne nuk duam veten tone ,por shkojm pas hajduteve , genjeshtareve , krimineleve .cdo gje esht pa kuptim tani . Per mua jemi fara me e keqe e gjallesave qe egzistojn ne kete planet
PërgjigjuPo cfar faji ka populli qe do te festoj e do rri ne qetsi keto dit festash e ti te bllokosh rruget e te prishesh admosferen ? Vim nga emigrimi te kalojm pushimet e ti me bllokim e protesta e shkaterrim . Mallkuar qofsh
Përgjigju