Referendumi, Blushi: Nuk votova
beteja për zgjedhjet në PS vijon

Referendumi, Blushi: Nuk votova<br />beteja për zgjedhjet në PS vijon
Deputeti socialist Ben Blushi, është shprehur përmes një deklarate për shtyp se nuk ka marrë pjesë në referendumin e Partisë Socialiste për rikonfirmimin e kreut të saj.
 
Sipas Blushit, ky referendum i hoqi atij dhe anëtarëve të tjerë të PS, të drejtën e kandidimit. Ai thotë se listat për këtë referendum u reduktuan me 20 për qind, ndërkohë që për të bërë të mundur pjesëmarrjen duhet të jenë 50% + 1. 

Po ashtu Blushi shprehet se i gjithë procesi u kontrollua nga “Rilindja kundër Partisë Socialiste, duke shtuar se referendumi është shoqëruar me shkelje të shumta, mes të cilave manipulimi i listës së zgjedhësve, moslejimi i vëzhguesëve, komisionet e ndryshuara.
 
Më tej Blushi thotë se pjesëmarrja në votim nuk ka qenë mbi 50% të anëtarësisë në asnjë nga qytetet, përveç Tiranës dhe Durrësit.
 
Në fund të deklaratës së tij, Blushi shprehet se beteja për rikthimin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste do të vazhdojë pa u ndalur.
 
Deklarata e deputetit Ben Blushi
Sot nuk votova per referendumin qe u sajua per te me hequr te drejten e kandidimit personalisht mua dhe te drejten e zgjedhjes gjithe antaresise te Partise Socialiste.
 
Ky referendum u krye ne shkelje te plote te Statutit dhe rregullave te Partise. Lista e zgjedhesve u manipulua duke u reduktuar me afro 20 per qind per te bere te mundur pjesemarrjen e cila duhet te jete 50 plus 1 ne menyre qe referendumi te quhet i vlefshem.
 
Tre jave me pare lista e antaresise ishte rreth 94 mije ndersa sot ajo ishte 81 mije. Arbitrarisht ne kete referendum nuk u lejua te kishte pale kunder megjithese ky eshte rregulli numer nje universal i cdo referendumi.
 
Nese nuk ka pale nuk ka pse te kete referendum dhe as pyetje te diskutueshme. Nuk u lejua te kete fushate nuk u lejua te kete vezhgues nuk u lejua te verifikohet lista e zgjedhesve dhe nuk u lejua te kete numerues.
 
Pyetja eshte kush e vezhgoi kete proces? Kush vendosi kush eshte dhe kush nuk eshte ne listen e votimit?
 
Kush do ti numeroje votat? Kjo dihet. Gjithe procesi u pergatit dhe u kontrollua nga Rilindja kunder Partise Socialiste. Rilindja e organizoi e trukoi e vezhgoi dhe do e numeroje.
 
Megjithate nga shume socialiste të cilet sot kane vezhguar procesin ne mbrojtje te dinjitetit te tyre jam informuar gjate gjithe dites per shkeljet, abuzimet me listat, komisionet e ndryshuara, pjesemarrjen fiktive dhe mbushjet e kutive sidomos ne fshatra ku pjesemarrja rezulton te jete nen 30 per qind mesatarisht.
 
Nga te dhenat qe kam mbledhur deri ne oren 14 rezulton se pjesemarrja pervecse ne Tirane dhe Durres pothuajse askund nuk ka kaluar 50 per qind te listes.
 
Ne Vlore 39 per qind. Ne Korce 46 per qind. Ne Elbasan 41 per qind. Ne Gjirokaster 38 per qind. Ne Diber 34 per qind. Ne Shkoder rreth 40 per qind. Ne Lezhe nen 40 per qind. Ne Fier 48 per qind.
 
Keto te dhena natyrisht do pergenjeshtrohen por une dua te falenderoj gjithe socialistet te cilet e refuzuan kete referendum qe i heq atyre te drejten e votes. Sigurisht qe pas kesaj beteja per te rikthyer zgjedhjet dhe lirine brenda PS do te vazhdoje pa u ndalur.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi