Referendumi i së shtunës, do
 të votojnë 81.572 socialistë

Referendumi i së shtunës, do<br /> të votojnë 81.572 socialistë
Një ditë pasi Ben Blushi akuzoi Partinë Socialiste se po manipulon listat e zgjedhësve dhe se nuk publikon anëtarësinë, PS ka bërë transparente shifrat e referendumit të ditës së shtunë. Qendrave të votimit të organizuara rreth 400 pika, kanë të drejtë tu drejtohen 81.572 anëtarë socialistë. Çdo njësi e administrative, do të ketë nga një qendër votimi, përjashtuar Tiranën e cila do të ketë 15 qendra për shkak të numrit të lartë të anëtarësisë.

Pra, çdo socialist, do të votojë në selinë e Partisë Socialiste në çdo bashki, ish-bashki apo ish-komunë. Nga e drejta për të votuar, në respektimin e statutit, janë përjashtuar të anëtarësuarit rishtas në parti, që përllogariten rreth 13 mijë. Ata që janë anëtarësuar nga 1 janari i këtij viti e mbrapa, nuk do të lejohet të votojnë. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe numërimi pritet të përfundojë gjatë ditës së diel, kur PS do të publikojë rezultatin përfundimtar.

Që referendumi të jetë i vlefshëm, duhet të marrin minimumi 50% plus një e anëtarëve. E përllogaritur kjo me numrin e anëtarëve me të drejtë vote, do të thotë se duhet të marrin pjesë në votim, të paktën 40.787 socialistë. Me nisjen e fushatës riorganizative, Partia Socialiste është rritur me 20 mijë anëtarë, por nuk ka arritur objektivin e shprehur nga Edi Rama, për 150 mijë anëtarë. Kjo parti ka përgatitur një relacion, ku saktëson se deri në fund të shkurtit, PS ka arritur në 94 mijë anëtarë. “Sipas Regjistrit Kombëtar të anëtarësisë së partisë, Partia Socialiste në fund të muajit shkurt numëron 94.434 anëtarë, të cilët kanë plotësuar dokumentin përkatës të partisë pranë Organizatës Socialiste

. Këtu nuk përfshihen strukturat e partisë në emigracion. Partia Socialiste ka 20.370 anëtarë më shumë se në fillim të fushatës zgjedhore”-saktësohet në relacionin e PS-së që Shqiptarja.com disponon. Rritje më të madhe të dukshme, sipas tyre ka pasur në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Fier. Përmirësime ka edhe në treguesit e përbërjes së anëtarësisë së partisë. “Shoqet përbëjnë 23 % të anëtarësisë në shkallë vendi, ose 6 % më shumë se në shtator 2016. Tregues më të mirë ka në qarqet Lezhë, Tiranë, Berat e Korçë. Mosha deri në 30 vjeç përbën 28 % të anëtarësisë së partisë, dhe me më shumë mosha të reja është anëtarësia e partisë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë e Fier. Me arsim të lartë janë 28 % e anëtarësisë, ndërsa mbi këtë përqindje janë qarqet Tiranë e Gjirokastër”-thuhet në relacionin e PS-së.

Me arsim të lartë dhe të mesëm janë 71 % e anëtarësisë e më mirë janë qarqet Durrës e Tiranë, ndërsa si bashki që kanë mbi 80 % të anëtarësisë me arsim të lartë dhe të mesëm, janë Shkodra, Tropoja, Durrësi, Vora e Delvina.   Por në këtë relacion ka edhe vërejtje. “Me gjithë punën e mirë, rezulton se në bashkitë Shkodrës, Kurbin, Durrës, Kamëz e Kavajë, kërkohet intensifikim në rritjen e numrit të anëtarësimeve të reja. E bën domosdoshmëri këtë rritje përballimi i punës së vogël me njerëzit, komunikimi me ta.”-thuhet në relacion.
 
 
Të dhënat
Anëtarësia


“Sipas Regjistrit Kombëtar të anëtarësisë së partisë, partia Socialiste në fund të muajit shkurt numëron 94.434 anëtarë, të cilët kanë plotësuar dokumentin përkatës të partisë”.

Femrat

“Shoqet përbëjnë 23 % të anëtarësisë në shkallë vendi, ose 6 % më shumë se në shtator 2016. Tregues më të mirë ka në qarqet Lezhë, Tiranë, Berat e Korçë.”

Mangësitë

“Edhe në punët e partisë është punuar me fushatizëm e jo me të njëjtin ritëm. Qarqet Vlorë-Gjirokastër i kanë bërë ¾ e emërimeve vetëm gjatë periudhës janar-shkurt”.
 
 
Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?