Referendumi në Maqedoni, Armand Plaka në ‘Report Tv’: Europa e mori mesazhin e shqiptarëve

Lidhur me dështimin e referendumit në Maqedoni për marrëveshjen e emrit me Greqinë, i ftuar në studion e ‘Report Tv’ ka qënë analisti Armand Plaka.

Në studio Plaka është shprehur se edhe pse referendumi dështoi, sërish shqiptarët e dhanë mesazhin e tyre duke votuar në mënyrë masive dhe pro.

260 mijë shqiptarë kanë votuar dhe shumica pro. Kishin një pjesëmarrje masive. Shqiptarët e dhanë mesazhin e tyre. Europa e mori mesazhin e shqiptarëve. Shqiptarët votuan drejt.

Armand Plaka, analist

INTERVISTA E PLOTË:

Pse u bojkotua referendumi?

Ka pasur reagime të shumta por duhet të bëjmë një ndarje të qarta. 260 mijë shqiptarë kanë votuar dhe shumica pro. Kishin një pjesëmarrje masive. Ka pikëpyetje të tjera. Hidhen aludime edhe në ndikimin e faktorëve të jashtëm. Sigurisht që unë vetë besoj në arsye të brendshme. Një lloj nxitimi të palës pro apo edhe besim shumë i tepërt. Edhe dështimi brenda ka mesazhe.

Pyetja ishte e formuluar mbi emrin. Mirëpo kjo u lidh edhe me profitet që do të vinin nga kjo marrëveshje. Mënyra se si u shtrua pati kontestime që në fillim.

Si ka mundësi gjithë ky interes i shqiptarëve?

Shifrat fjalin vetë. Shqiptarët e dhanë mesazhin e vet. Europa e mori mesazhin e shqiptarëve. Shqiptarët votuan drejt. Para referendumit u pa një lloj dëshire e zgjeruar për të votuar pro. Edhe në situatën post-referendum mendoj që shqiptarët ishin të qartë.

Lista e votuesve, shkak për dështimin e referendumit?

Unë e besoj këtë. Zoti Talat Xhaferri e pohoi që nuk e gjeti emrin e tij në listë. Edhe shumë të tjerë kanë raportuar të njëjtën gjë.

Zaev ka thënë që do të marrë numrin e nevojshëm të deputetëve?

Ai ka thënë ka dy aspekte tashme: do pres që të gjejmë konsensus, nëse jo do të kemi zgjedhje të parakohshme. Është e vështirë që të lexohet rezultati. Kemi një përqindje goxha të konsiderueshme pro. Prandaj ka edhe interpretime shumë të çuditshme.

Mediat ndërkombëtare u shprehen se kjo ishte fitore e Rusisë, kanë të drejtë?

Sigurisht që po. Megjithëse indicie konkrete nuk ka. Pak ditë para referendumit u tha që nuk ka asgjë konkrete për prezencën ruse. Ka ende shumë punë për të bërë për të qetësuar situatën mes Maqedonisë dhe Greqisë. Por nuk është vënë në dyshim dëshira dhe orientimi drejt Brukselit.

Zgjedhjet e parakohshme, a do të konfirmohet Zaev?

Është e vështirë që të parashikohej. Tashmë mund të them që e ardhmja është deri diku e paqartë. Presim bisedimet 10-ditore të Zaev me opozitën.

Kaq e vështirë është të pranohet emri?

Nuk është kaq e thjeshtë. Duket se maqedonasit nuk janë të gatshëm të vetëofrohen për të ardhmen e tyre. Maqedonasit refuzuan shumë terma dhe preferuan atë të ‘Maqedonisë Veriore’.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse