Aleanca Kundër Importit të Plehrave do të nisë një fushatë elektorale për çështjen e importit të mbetjeve. Pas dekretimit nga Presidenti të datës së mbajtje së referendumit në 22 dhjetor, AKIP, do të nisë fushatën.
Mëgjithatë përfaqësuesit e saj po tregohen të kujdesshëm qe ajo të nisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, kjo për arsyen e vetme që ata mos të etiketohen si prapavijë politike, ashtu sikurse janë akuzuar. AKIP po ngre strukturat nëpër rrethe, duke shfrytëzuar edhe kohën e referendumit, fundivitin që sjell në Shqipëri emigrantët.
Kjo është hera e parë që shoqëria civile arrin të përfundojë misionin e mbajtjes së një referendumi. AKIP vlerëson se në këtë mënyrë do të ndalohet importi i çdo lloj plehre në vendin tonë, që sot është i mbushur me plehra kudo.
“Për ta bërë Shqipërinë një vend të pastër, një vend me dinjitet që ofron mirëqenie për qytetarët e vet dhe kënaqësi për vizitorët e huaj, të cilët pa dyshim do jenë më të shumtë në një Shqipëri më të pastër” thonë përfaqësues të AKIP.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com