ATHINË - Ndërkohë që kanë mbetur vetëm 2 ditë nga referendum i së dielës në Greqi, ekziston një mundësi e vogël që referendumi të mos mbahet fare. Këshilli i shtetit, gjykata më e lartë administrative e Greqisë do të marrë vendim nëse referendumi është ose jo kushtetues.
Për çështjen e referendumit, zëvendësministri grek i financave, Euklid Cakalotos ka deklaruar se qeveria shkoi tek votimi popullor sepse një marrëveshje e atillë me kreditorët nuk do të votohej nga parlamenti.
Por, ndërkohë sondazhet më të fundit tregojnë se rezultati pritet të jetë shumë i ngushtë. Në një sondazh të botuar nga e përditshmja Ethnos, vota ‘’po’’ është 44.8% ndërsa vota kundër paketës së kreditorëve 43.4% dhe 11% janë të pavendosur.
Ministri grek i financave, Janis Varufakis ka deklaruar se marrëveshja është pothuajse e përfunduar dhe se qeveria greke ka patur negociata private me Bankën Qëndore Europiane gjatë gjithë javës. Ai gjithashtu tha se nëse në referendum votohet pro, gjithsesi kjo do të ishte një fitore shumë e ngushtë dhe Siriza do të vazhdonte të ishte partia e vetme në gjendje për të drejtuar vendin.
Në të njëjtën linjë ishte dhe kryeministri Aleksis Tsipras i cili deklaroi se një ditë pas referendumit, cilido qoftë rezultati, ai do të jetë në Bruksel dhe një marrëveshje do të nënshkruhet.
Çështja e referendumit ka nxjerrë në shesh mijëra njerëz ‘’pro’’ dhe ‘’kundër’’, në Athinë dhe Selanik ku ka patur dhe djegie të flamurit të BE. Protesta të ngjashme pritet të mbahen edhe ditën e sotme ku pritet që kryeministri Aleksis Tsipras të marrë pjesë në protestën kundër masave të kreditorëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com