Është një ekuacion i vështirë ta zgjidhësh sot, nëse shkaku i rënies së pjesëmarrjes në protestë, është prania e opozitës, apo distanca formale e opozitës nga tribuna. Por mendoj se përgjigjia është diku aty në mes.
Një kauzë e tillë siç është kauza për të mbrojtur një ndërtesë të vjetër, me histori të debatueshme sa i përket vlerave funksionale, por dhe urbanistike, është një kauzë politike.
Edhe kur nuk e mbështet ndonjë parti, ajo është politikë me vete.
Ajo që ndodhi me kauzën e Teatrit, e cila ndoshta ishte kauza reale për një pjesë të komunitetit të artistëve, në shumicë për ata që e shikonin më shumë nga jashtë, ishte mosmarrja seriozisht nga opozita e kësaj kauze, por kapja dhe lënia e saj sipas halleve që kishte opozita.
Në shumicën e rasteve, opozita e mbështeti këtë kauzë, kur gjendej bosh, ose kur donte të krijonte alibi për mos bashkëpunim me Qeverinë për çështje me rëndësi të vendit.
PD asnjëherë nuk e mori përsipër ta udhëheqë këtë kauzë, edhe për shkak të kaluarës së keqe të saj.
Ajo është partia që e ktheu Teatrin Kombëtar në Bingo në qeverinë e parë të saj 1992- 1997, dhe në atë kohë nuk quhej Teatri Kombëtar, por “Bingo Ylli”.
Më pas, kur rierdhi në pushtet e hoqi nga lista e Monumenteve të Kulturës, duke filluar ndërtimin e Teatrit tek Piramida, ndërsa aty do të ndërtoheshin pallate.
Pra, fuqia e PD për t’u paraqitur si një pari konservatore, që kërkon të ruajë historinë e atij Teatri, ishte tretur në papërgjegjësitë e saj gjatë qeverisjeve të vendit dhe në sjelljet barbare ndaj asaj godine.
Për këtë shkak, PD më shumë se sa për Teatrin, kishte nevojë për një “gjimnastikë” protestash nga militantë të saj në krye të aktivistëve që u grumbulluan rreth Teatrit.
Dhe kjo krijoi distancën e parë të qytetarëve me kauzën e Teatrit.
Distancën e dyte e krijuan vetë aktivistët. Një pjesë e tyre menduan se zbuluan të ardhmen e tyre në krye të pushtetit të ëndërruar të PD dhe u bënë më fanatikë se Lulzim Basha si pëdë-istë, dhe filluan sulmin ndaj të tjerëve që nuk ishin afër PD. Të gjithë jemi dëshmitarë të përçarjes së tyre, që përfundoi në ofendime kafshërore, duke i treguar njëri- tjetrit e tjetrës, si ia kanë ngritur këmbët në hotele.
Grupi mbijetues, dy vëllezër dhe një vëlla e motër, tashmë u shfaqën si gardianë politikë të Teatrit, në emër të PD.
Nëse shikon fjalimet e tyre, janë të gjitha politike, por të dobëta. Ata flasin si politikanë, sillen si politikanë, kanë qëndrime politike për atë që bëjnë, njësoj si Flamur Noka, por mjerisht niveli i tyre është foshnjor.
Po të ishte për politikë, këtë punë duhet ta drejtonte Sali Berisha e Ilir Meta, e jo dy vëllezërit Budina, apo familja Liçaj. Se të paktën Berisha e Meta kanë njerëz nga pas, që u shkojnë pa u menduar shumë. Por të dëgjosh vëllezërit Budina e shokët e tyre, duhet një herë të mendohesh çfarë po thonë, e pastaj të mendohesh dhe pak më gjatë nëse shkohet pas tyre.
Ata sillen sikur e kanë zbuar PD dhe LSI nga skena dhe ata tani janë duke marrë, jo më Teatrin, por PD e LSI.
Kjo i bën qesharakë, naivë, dhe natyrisht të pambështetur. Shto pastaj aty dhe disa akivistë të majtë, që dalin në skenë dhe i kujtojnë padashje PD-së vrasjet e Sali Berishës e Lul Bashës më 21 janar, dhe situata bëhet dhe më e sikletshme.
Kjo protest, ose bëhej si protestë e PD dhe LSI, ose si një lëvizje politike e një grupimi të ri, që udhëhiqej nga intelektualë të pakonsumuar deri më sot, që ngjallin shpresë. Dhe unë besoj se në atë masë njerëzish kishte plot të tillë. Por kjo përfundoi në një protestë që udhëhiqet nga njerëz që mendojnë se po marrin PD e LSI.
Kjo bën që dita e tretë e prishjes së godinës të ngjajë, si “të tretat e protestës” që ka lindur e vdekur.
Analizat dhe debati ne keto ore e dite, eshte sa kombetare dhe profesionale te fokusohen vetem te Reforma Zgjedhore dhe ecja perpara e Reformes ne Drejtesi per te plotesuar sa me pare Gjykaten e Larte, keshtu edhe Gjykaten Kushtetuese. Teatri Politik, dhe me qellim i politizuar, i shembjes se godines te Teatrit Kombetar vetem sa tenton te devijoje kete domosdoshmeri perqendrimi.
PërgjigjuAnalizat dhe debati ne keto ore e dite, eshte sa kombetare dhe profesionale te fokusohen vetem te Reforma Zgjedhore dhe ecja perpara e Reformes ne Drejtesi per te plotesuar sa me pare Gjykaten e Larte, keshtu edhe Gjykaten Kushtetuese. Teatri Politik, dhe me qellim i politizuar, i shembjes se godines te Teatrit Kombetar vetem sa tenton te devijoje kete domosdoshmeri perqendrimi.
PërgjigjuTAMAM I KE RENE O MERO,,,,ata kujtojne se populli I harron 21 janarin dhe gerdecin…..prandaj nuk I afrohet njeri se qelben nga krimet e tyre…..ata duhet te largohen nga PD e kane marre peng ,,,sepse kane frike nga gjykata,,por dhe teatri mund te restaurohej ,,,e ke te shkruar ne programin e PS per kulturen ne 2013....e nxorri arjan cani sot ne emisionin open......
Përgjigjujeni i pabesueshem ne ato qe thoni, ndoshta ne nje situate tjeter mund te kishit dhe te drejte, po eshte i pabesueshem qendrimi juaj politik kunder 'familjes suaj te pare politike". Kjo e deformon motivacionin tuaj, per te mos thene qe nuk i besoni vete ato qe shkruani. duhet te keni parasysh qe ceshtja e mesiperme trajtohet me vertetesi nese teatri shihet si teater, jo si teater politik i majte apo i djathte, pasi nese shihet i tille patjeter qe e verteta do humbe mes spekulimeve.
PërgjigjuNe kete proteste dundoi Lesh Arapi nuk u mor vesh per se cfsre kush dhe si?
Përgjigju